Punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar mund t’u jepet e drejta të kërkojnë një javë pune katër-ditore sipas planeve të reja të qeverisë, por do t’u duhet ende të kryejnë orët e tyre të zakonshme të kontraktuara.
Ministri i Arsimit, Jacqui Smith, hodhi poshtë të premten në mëngjes raportet se bizneset ishin të detyruara të pranonin këto kërkesa, por tha se punëtorëve mund t’u jepet mundësia të punojnë më pak ditë përmes “orëve të ngjeshur”.