• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çmimet e energjisë mund të rriten përsëri për shkak të tensioneve globale, gjë që mund të rrisë faturat e energjisë për familjet britanike.  

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani, mes tyre edhe 3 shqiptarë! Ja roli që kishte secili (EMRAT+FOTOT)
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani, mes tyre edhe 3 shqiptarë! Ja roli që kishte secili (EMRAT+FOTOT)
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani, mes tyre edhe 3 shqiptarë! Ja roli që kishte secili (EMRAT+FOTOT)
Lajmet Aktuale

Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani, mes tyre edhe 3 shqiptarë! Ja roli që kishte secili (EMRAT+FOTOT)

damjan
Last updated: 8 February 2025 10:27
Last updated: 8 February 2025 2 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tetë anëtarët e një bande kriminale, e cila ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, mes tyre ka edhe shtetas shqiptare.Sipas BBC, grupi drejtohej nga dy vëllezër, Warren Allison, 36 vjeç, i cili u burgos me 23 vjet burg dhe vëllai i tij, Kelroy Allison, 41 vjeç, që u burgos me 16.5 vite burg.Dy anëtarët e grupit u përpoqën të largoheshin nga Britania për të shmangur arrestimin, ndërsa policia shpjegoi se Warren Allison kishte blerë një Lamborghini me “fitimet e tij të paligjshme”.

Banda, e udhëhequr nga vëllezërit Allison, bleu drogë me shumicë dhe përdorte rrjete të koduara komunikimi për të shitur në sasi të vogla.Ata siguruan një automjet të modifikuar posaçërisht për një shofer të besuar – Richard Cowell, 57 vjeç. Duke pranuar se kishte bërë korrierin edhe për grupe të tjera kriminale, ai u burgos për nëntë vjet burg.

Porcia Densley, 38 vjeçe, ishte “menaxhere financash”, duke mbledhur dhe shpërndarë para me udhëzimin e tij. Ajo u dënua me 8 vite burg.Richard Cowell ishte shoferi, ndërsa Porcia Densley merrej me financat

Policia sekuestroi drogën në Bristol kur oficerët e mbikëqyrjes panë kokainë me vlerë 320,000 deri në 400,000 paund duke iu dorëzuar kushëririt të Allisons, Anthony Burke. Ky i fundit u burgos me tetë vjet.

Anthony Burke është kushëriri i vellezerve Allisons

Kokaina furnizohej nga shtetasit shqiptarë Ledian Hoxha dhe Pjeter Pisha.

Ata u larguan nga Britania e Madhe për t’i shpëtuar arrestimit, por Hoxha, 38 vjeç, u burgos për shtatë vjet e katër muaj dhe Pisha, 37 vjeç, për gjashtë vjet e tetë muaj.

Pjeter Pisha, Enid Aliko dhe Ledian Hoxha

Enid Aliko, 28 vjeç, u burgos për katër vjet pasi siguroi një pajisje të koduar dhe veproi si kontakt për grupin e krimit shqiptar pas arrestimeve.

Gjatë gjyqit 12-javor, vëllezërit Allison dhe Cowell pretenduan se mesazhet i referoheshin rrobave false dhe jo drogës.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?