• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Trump ndaj Starmer: Nuk kemi nevojë për ata që bashkohen në luftë pasi kemi fituar

    Lajmet Aktuale 8 March 2026

    Çmimet e energjisë mund të rriten përsëri për shkak të tensioneve globale, gjë që mund të rrisë faturat e energjisë për familjet britanike.  

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Mediat britanike -Elektricistët “turistë” nga Shqipëria vidhnin rrymën për “shtëpitë e barit” në Angli
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Mediat britanike -Elektricistët “turistë” nga Shqipëria vidhnin rrymën për “shtëpitë e barit” në Angli
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Mediat britanike -Elektricistët “turistë” nga Shqipëria vidhnin rrymën për “shtëpitë e barit” në Angli
Lajmet Aktuale

Mediat britanike -Elektricistët “turistë” nga Shqipëria vidhnin rrymën për “shtëpitë e barit” në Angli

damjan
Last updated: 18 March 2025 20:47
Last updated: 18 March 2025 3 Min Read
Share
SHARE

Një grup punëtorësh të veshur me jelekë reflektues dhe furgona me logo nisën të hapnin rrugët në Middlesbrough, duke krijuar idenë e një kompanie të ligjshme ndërtimi. Por në fakt, pas kësaj fasade fshihej një skemë kriminale e drejtuar nga shqiptarët, e cila furnizonte tregun me miliona paund drogë duke vjedhur energjinë elektrike për të kultivuar kanabis.

Në një operacion që zgjati katër vite dhe përfshiu të paktën 100 ferma kanabisi në 32 rajone policore, banda arriti të devijonte furnizimin me energji, duke kursyer miliona paund dhe duke rritur prodhimin e kanabisit me vlerë 21 milionë paund, raporton DailyMail.

Në qendër të kësaj skeme ishin dy drejtorë të një kompanie ndërtimi, Ross McGinn dhe Andrew Roberts, të cilët përmes kompanisë së tyre Elev8 Civils & Utilities Ltd krijuan një rrjet gërmimesh të rreme, duke lidhur fshehurazi fermat e kanabisit me rrjetin elektrik. Ata punësonin punëtorë britanikë për të kryer gërmimet dhe elektricistë shqiptarë për të bërë lidhjet ilegale të energjisë.

Në janar të këtij viti, një elektricist shqiptar u arrestua gjatë bastisjes së fermave të kanabisit në Uells, ku u zbuluan bimë me vlerë mbi 1.5 milionë paund. Hetimet zbuluan se banda kishte punësuar elektricistë shqiptarë të cilët hynin në Britani me viza turistike, realizonin ndërhyrjet në rrjet dhe më pas ktheheshin në Shqipëri, të paguar mirë për “pushimet” e tyre.

Arrestimet e para ndodhën në shkurt të vitit 2023, kur policia bastisi disa objekte të përdorura si ferma kanabisi, përfshirë një ish-hotel, një klub nate dhe një dyqan të braktisur. Gjatë hetimeve, policia arriti të lidhej me grupin përmes kamerave të sigurisë dhe mesazheve në WhatsApp, ku përdorej termi “Albos” për shqiptarët që menaxhonin plantacionet.

Më 7 mars, tetë britanikë u dënuan me gjithsej 32 vite burg, por bosët shqiptarë të kësaj skeme kriminale mbeten ende në arrati. Ata operojnë nga jashtë, duke menaxhuar rrjetin nga Dubai apo vende të tjera, ndërsa rekrutojnë shqiptarë për të mbajtur fermat në funksion. Autoritetet britanike ende po hetojnë për të identifikuar dhe kapur krerët e këtij rrjeti të fuqishëm droge.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?