• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çmimet e energjisë mund të rriten përsëri për shkak të tensioneve globale, gjë që mund të rrisë faturat e energjisë për familjet britanike.  

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Flakët shkrumbojnë “shtëpinë e barit”në Angli, dy shqiptarë në gjendje të rëndë shëndetsore
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Flakët shkrumbojnë “shtëpinë e barit”në Angli, dy shqiptarë në gjendje të rëndë shëndetsore
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Flakët shkrumbojnë “shtëpinë e barit”në Angli, dy shqiptarë në gjendje të rëndë shëndetsore
Lajmet Aktuale

Flakët shkrumbojnë “shtëpinë e barit”në Angli, dy shqiptarë në gjendje të rëndë shëndetsore

damjan
Last updated: 7 May 2025 11:36
Last updated: 7 May 2025 3 Min Read
Share
SHARE

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall, Angli, është përfshirë nga flakët duke lënë të plagosur rëndë dy shqiptarë nga Tepelena. Sipas autoriteteve britanike, banesa dykatëshe që u shkatërrua nga zjarri, dyshohet të ketë shërbyer si shtëpi bari për kultivimin e lëndëve narkotike. Shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi nga bombolat, të përdorura për ngrohjen artificiale të bimëve. Zjarri u përhap me shpejtësi në pronat fqinje, duke detyruar evakuimin e dhjetëra banorëve, të cilët u strehuan përkohësisht në Kishën e Shën Thomait dhe nga Këshilli i Walsall-it. Dy shqiptarët që jetonin në shtëpinë që po digjej, u kapën në kamera duke ikur nga vendi i ngjarjes përmes një shtegu bari, ndërsa fqinjët e shqetësuar u mblodhën jashtë në rrugë. Ambulancat u thirrën në një adresë tjetër dy orë më vonë në Willenhall, tre milje larg dhe gjetën dy shqiptarët me djegie të rënda. Ambulanca britanike njoftoi se janë përdorur ekipe të specializuara për trauma, ndërsa njëri prej të plagosurve është transportuar me kujdes të avancuar mjekësor në gjendje emergjente. Një shqiptar në Birmingham, ka treguar për mediat se dy të rinjtë shqiptarë që ndodheshin brenda janë nga Tepelena. Njëri prej tyre ka djegie në 30% të trupit, ndërsa tjetri është në gjendje kritike me 60% djegie, i shtruar në Spitalin Queen Elizabeth në Birmingham. Në vendngjarje janë angazhuar më shumë se 60 zjarrfikës nga 10 ekipe, që punuan për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët. Një ekip hetuesish nga policia dhe shërbimi zjarrfikës vijon të hetojë shkaqet dhe rrethanat, përfshirë aktivitetin kriminal të dyshuar. Policia e West Midlands konfirmoi se është hapur një hetim i plotë për ngjarjen dhe se po verifikohen të gjitha pistat, përfshirë lidhjet me kultivimin e paligjshëm të drogës dhe rrezikimin e jetës së banorëve.

Një banor i zonës duke përshkruar tmerrin që përjetuan nga zjarri i përhapur me shpejtësi edhe në banesat e tyre tha:

“Këta dy djem ikën nga shtëpia dhe dolën në rrugë – njëri ishte me një bluzë blu, tjetri me të bardhë. Pastaj zjarri u përhap dhe përfshiu shtëpinë për rreth dhjetë minuta para se të arrinte shërbimi zjarrfikës. Vetëm ata do ta dinë se çfarë e shkaktoi, por mua më duket e çuditshme – që e gjithë pjesa e sipërme e shtëpisë të shkatërrohet në atë mënyrë, ndërsa kati i poshtëm është në rregull, nuk është normale.”

Rasti hedh dritë mbi rrezikun serioz që paraqesin shtëpitë e barit në Britani, jo vetëm për ata që i menaxhojnë, por edhe për komunitetin përreth – banorë të pafajshëm që mund të pësojnë pasojat e një aktiviteti kriminal të fshehur mes lagjeve të zakonshme.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?