• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çmimet e energjisë mund të rriten përsëri për shkak të tensioneve globale, gjë që mund të rrisë faturat e energjisë për familjet britanike.  

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qera për të ngritur ferma kanabisi, po rrezikohet jeta e fqinjëve të pafajshëm
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qera për të ngritur ferma kanabisi, po rrezikohet jeta e fqinjëve të pafajshëm
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qera për të ngritur ferma kanabisi, po rrezikohet jeta e fqinjëve të pafajshëm
Lajmet Aktuale

Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qera për të ngritur ferma kanabisi, po rrezikohet jeta e fqinjëve të pafajshëm

damjan
Last updated: 2 June 2025 14:30
Last updated: 2 June 2025 3 Min Read
Share
SHARE

Bandat e krimit të organizuar në Britaninë e Madhe po përdorin gjithnjë e më shumë banesa me qira për të ngritur ferma të paligjshme kanabisi, duke rrezikuar seriozisht jetën e fqinjëve përreth. Policia paralajmëron se ky fenomen është në rritje dhe shoqërohet me pasoja të rënda, raporton Sky News. Sipas Policisë së Manchester, shpesh përdoren metoda primitive për të anashkaluar matësit e energjisë elektrike, me qëllim shmangien e faturave të larta që kërkon një fermë kanabisi. Këto ndërhyrje të paligjshme krijojnë rrezik të lartë për zjarr, duke vënë në rrezik jo vetëm autorët, por edhe banorët përreth. “Sasia e madhe e energjisë së nevojshme për ndriçimin, ventilimin dhe ngrohjen e ambienteve, bën që këto ndërhyrje elektrike të bëhen në mënyrë të pasigurt dhe mund të shkaktojnë zjarr në banesa,” deklaroi Inspektorja Bree Lanyon për Sky News. Në periudhën maj 2024 – prill 2025, Policia e Manchesterit zbuloi 402 ferma kanabisi, dhe në një prej operacioneve në lagjen e qetë Wythenshawe, u gjetën një dhomë e mbushur me bimë kanabisi dhe një tjetër dhomë ku droga thahej dhe paketohej për shpërndarje. Vlera e drogës në treg u vlerësua në dhjetëra mijëra paund.
Jashtë banesës, policia konstatoi se matësi i energjisë ishte manipuluar. “Kemi parë një numër të madh zjarresh në banesa të kthyera në ferma kanabisi për shkak të lidhjeve të pasigurta elektrike. Kjo përbën rrezik serioz edhe për fqinjët,” shtoi Lanyon.
Rreziqet nga këto aktivitete u theksuan tragjikisht nga ngjarja e vitit 2024, ku një fëmijë 7-vjeçar, Archie York, humbi jetën pas një shpërthimi të shkaktuar nga kimikatet në një fabrikë kanabisi në një pallat banimi. Autori u dënua me 14 vite burg. Policia thotë se bandat shpesh punësojnë “kopshtarë”, për të menaxhuar fermat. Këta persona marrin përsipër fajin dhe dënimet, duke mbrojtur personat e vërtetë që qëndrojnë pas trafikut.

Përdorimi i banesave me qira – shpesh përmes pronarëve të pandërgjegjshëm – e bën gjithashtu më të vështirë për autoritetet të zbulojnë aktivitetin kriminal në kohë, shkruan Sky News.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?