• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çmimet e energjisë mund të rriten përsëri për shkak të tensioneve globale, gjë që mund të rrisë faturat e energjisë për familjet britanike.  

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund
Lajmet Aktuale

Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund

damjan
Last updated: 23 September 2025 06:17
Last updated: 23 September 2025 3 Min Read
Share
SHARE

Qindra mijëra emigrantë do të detyrohen të largohen nga Mbretëria e Bashkuar nëse partia Reform UK fiton zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka deklaruar lideri i saj Nigel Farage duke insistuar se ky veprim do t’i kursejë shtetit më shumë se 230 miliardë paund.

Farage premton se do të shfuqizojë statusin e njohur si “leje e pacaktuar për të qëndruar” (ILR – Indefinite Leave to Remain), i cili u jep të drejtë emigrantëve që kanë jetuar më shumë se pesë vjet në Mbretërinë e Bashkuar që të përfitojnë ndihma ekonomike dhe të aplikojnë për shtetësi.

Reform UK vlerëson se 3.8 milionë emigrantë që kanë ardhur pas pandemisë do të jenë të kualifikuar për ILR ndërmjet viteve 2026 dhe 2030, dhe pretendon se shumë prej tyre do të përfundojnë në sistemin e ndihmave sociale ose janë punëtorë të pakualifikuar që do të sjellin edhe familjarë të tjerë për t’u bashkuar me ta.

Duke i ndaluar të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Farage thotë se do të kursehen 234 miliardë paund gjatë jetës së tyre, të cilat do të përdoren për përfitime sociale.

PLANI  I FARAGE:

·  Nuk do të jepen më ILR të reja

·  Emigrantët që tashmë kanë këtë status (të quajtur “status i vendosur”) do ta humbin atë

·  Ata që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të aplikojnë për vizë të ripërtëritshme 5-vjeçare, me kushte më të rrepta, si:

o Njohja e gjuhës angleze

o Të ardhura të larta

o Kufizime për numrin e familjarëve që mund të sjellin

Ata që nuk e plotësojnë kriterin, do të humbin ndihmat nga shteti dhe do të pritet të largohen vullnetarisht ose do të përballen me dëbim, sipas planit të rreptë të Reform UK për emigracionin ilegal, të quajtur operacioni “Rikthimi i Drejtësisë”.

Në dokumentin zyrtar, që do të publikohet të hënën, thuhet se ndryshimet do të bëhen në mënyrë graduale dhe të rregullt, në mënyrë që bizneset të kenë kohë të trajnojnë punëtorë britanikë për t’i zëvendësuar emigrantët. Reform UK deklaron se po jep sinjalin që epoka e fuqisë punëtore të lirë të huaj ka përfunduar.

Gjithashtu, Farage është zotuar se vetëm shtetasit britanikë do të kenë të drejtë për përfitime sociale. Periudha e pritjes për shtetësi, e cila aktualisht është një vit pas marrjes së statusit të qëndrimit të përhershëm do të zgjatet, për të parandaluar që shtetësia të jepet “lirshëm” sipas tij.

“Konservatorët dhe Laburistët e kanë kthyer Mbretërinë e Bashkuar në një bankë ushqimore për gjithë botën”, tha Farage. 

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?