Kryeministri Keir Starmer kishte njoftuar se të gjithë qytetarët në moshë pune në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti do të duhet të kenë një ID dixhitale në telefon – e quajtur “BritCard” – si pjesë e masave për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
Në përgjigjen e saj, qeveria deklaroi: “Ne do të prezantojmë një ID dixhitale gjatë këtij Parlamenti për të ndihmuar në përballimin e emigracionit të paligjshëm, për lehtësimin e qasjes në shërbimet qeveritare dhe për të mundësuar efikasitet më të madh. Do të konsultohemi së shpejti mbi detajet.”
