• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    22,000 familje në Brent mund të përfitojnë nga mbështetja e re financiare e këshillit

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij
Lajmet Aktuale

Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

damjan
Last updated: 22 October 2025 12:51
Last updated: 22 October 2025 3 Min Read
Share
SHARE

dhe krizën e emigracionit në Britani kanë shkaktuar jo pak reagime në Londër, ku burime zyrtare e kanë quajtur kryeministrin shqiptar “të shkëputur nga realiteti”. Në një intervistë për gazetën britanike “Express”, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike tha troç se Rama “nuk ka as idenë për çfarë flet” dhe se po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do ta braktisnin atë dhe të iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Kritikat vijnë në një moment kur vetë Rama, në vend që të reflektojë mbi shkaqet që i shtyjnë shqiptarët të largohen në masë – korrupsioni, mungesa e shpresës dhe dështimi për të ofruar perspektivë – preferon të bëjë ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i. Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akënd, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.

Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB:  Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.

Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:

“Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”

Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla. Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”

Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.” Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës. 

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?