• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    22,000 familje në Brent mund të përfitojnë nga mbështetja e re financiare e këshillit

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Keir Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në luftë pa bazë ligjore dhe plan të qartë

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Njifuni me disa ndryshime te rendesishme ne rregullat e emigracionit ne Britani 
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Njifuni me disa ndryshime te rendesishme ne rregullat e emigracionit ne Britani 
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Njifuni me disa ndryshime te rendesishme ne rregullat e emigracionit ne Britani 
Lajmet Aktuale

Njifuni me disa ndryshime te rendesishme ne rregullat e emigracionit ne Britani 

damjan
Last updated: 13 November 2025 06:24
Last updated: 13 November 2025 5 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Brendeshme Britanike ka njoftuar disa ndryshime te rendeshishme te politikave dhe rregullave te emigracionit ne Britani. 

Ndryshimi i pare ka te beje me faktin se qe nga viti 2011 politika e Departamentit te Heqjes se Shtetesise Britanike ka qene qe te gjithe ata individe ne moshe madhore qe kane marre lejen e perhershme te qendrimit nepermjet amnestise familjare e aplikuar nga Home Office nga viti 2003 deri ne 2006 dhe jane bere shtetas Britianik, pamvaresisht se ishin deklaruar si si rrefugjate nga Kosova por ne fakt, ishte zbuluar se ishin nga Sqiperia, perjashtoheshin nga heqja e shtetesise Britanike pamvaresisht mashtrmit me identitetin e tyre. 

Kjo ishte sepse per personat qe kishin fituar amnestine familjare, shtetesia dhe identiteti nuk ishin kusht per te marre leje te perhershme qendrimi sepse ishte falje. 

Tani, Home Office ka ndryshuar qendrim duke argumentuar se po ta kishin ditur atehere qe aplikantet kishin mashtruar me identitetin nuk do te ishin kualifikuar per leje qendrimi edhe pse ishte amnesti. 

Tani Home Office mund te konsideroje te heqe shtetesine Britanike edhe pse indefinite leave to remain eshte marre nepermjet amnestise familjare. 

Duhet theksuar se dhenja dhe heqja e shtetesise Britanike eshte ne doren e Sekretares se Shtetit dhe ajo nuk eshte e detyruar te heqe shtetesine ne raste te caktuara dhe vendimet jane individuale, sipas rrethanave to cdo rasti ku konstatohet mashtrim me identitetin. 

Cdo vendim per heqjen e shtetesise mbart me vete te drejten e  personit ndaj  te cilit merret ky vendim qe te apeloje brenda 14 diteve nga dita qe eshte informuar per heqjen e shtetesise nepermjet mashtrimit. 

Padyshim ceshtja e shtetesise Britanike eshte shume e rendesishme dhe cdo individ qe eshte subjekt i kesaj procedure ka te drejte te kerkoje keshilla ligjore dhe perfaqesim te kualifikuar ligjor para dhe pas vendimit te Home Office per heqjen e shtetesise Britanike. 

Nje tjeter zhvillim shume i rendesishem ka te beje me ndryshimet ne rregullat e emigracionit duke filluar nga 11 Nentor 2025 ne lidhje me kriterin e papershtatshmerise se karakterit te individeve qe aplikojne per leje qendrimi ng Britania apo per viza hyrese nga jashte Britanise ne te gjitha kategorite e emigracionit, perfshi edhe vizat e marteses brenda dhe jashte Britanise. 

Deri tani, largimi nga Britania vullnetarisht pa urdher deportimi edhe kur paguan vete shpenzimet e udhetimit mbrapsht per ne vendin e origjines nuk ishte nje arsye per te refuzuar vizen, sidomos ne rastet e vizave familjare. 

Tani eshte arsye ligjore qe e detyron zyrtaret e vizave qe te rrefuzojne aplikimet per leje hyrese ose qendrimi ne Britani nese ke ardhur e qendruar ne Britani ilegalisht ose ke thyer vizen dhe kthehesh vullnetarisht nga Britania per te palikuar per vize. 

Nje ndalim i hyrjes ne Britani per 12 muaj nga dita e largimit vullnetar dhe ke paguar vete bileten e kthimit eshte tanime ne efekt nga date 11 Nentor 2025. 

Nese kthehesh nga Britania vullnetarisht por shpenzimet e kthimit i paguan Home Office, ndalimi i hyrjes ne Britani eshte 2 vite. Ne raste tjera me te renda, si mashtrim apo dokumenta fallco ne aplikime te meparshme, ndalimi eshte deri ne 10 vite. 

Home Office tani mund te rrefuzoje vizen neqoftese personi qe aplikon ka thyer ndonjehere rregullat Britanike te emigracionit. 

Gjithsesi perpara se te rrefuzojne aplikimet, punonjesit e emigracionit duhet te konsiderojne;  

– Pse personi ne fjale i ka thyer rregullat 

– Kur ka ndodhur dhe sa shume kohe ka kaluar 

– Situaten personale dhe familjare te aplikuesit 

Zyrtaret e emigracionit duhet ne kete kontekst te sigurohen qe vendimet qe marrin te mos jene ne kundershtim me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut. 

Gjithsesi tani zyrtareve te emigracionit u eshte dhene zyrtarisht e drejta per te rrefuzuar personat qe kane hyre ne Angli ilegalisht apo kane thyer lejen e qendrimit. 

Ju keshillojme te konsultoheni me perfaqesues ligjore te kualifikuar e te licensuar nga Ministria Britanike e Drejtesise nese prekeni nga rregullat e mesiperme qe kane hyre ne fuqi me 11 Nentor 2025 dhe para se te aplikoni per leje hyrese apo qendrimi ne Britani.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?