• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    22,000 familje në Brent mund të përfitojnë nga mbështetja e re financiare e këshillit

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Keir Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në luftë pa bazë ligjore dhe plan të qartë

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit ,prezantohet të hënën  ndryshime në ligjin e emigracionit
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit ,prezantohet të hënën  ndryshime në ligjin e emigracionit
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit ,prezantohet të hënën  ndryshime në ligjin e emigracionit
Lajmet Aktuale

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit ,prezantohet të hënën  ndryshime në ligjin e emigracionit

damjan
Last updated: 15 November 2025 22:46
Last updated: 15 November 2025 4 Min Read
Share
SHARE

Muhamed Veliu thotë se sekretarja e punëve të brendshme në Home Office Shabana Mahmood, prezanton të hënën  ndryshime në ligjin e emigracionit  duke nisur nga heqja e nënshtetësisë britanike e deri tek ndalimi shqiptarëve të larguar vullnetarisht apo dëbuar nga Britania e Madhe për tu rikthyer me viza të rregullta.

Nëse në të shkuarën nuk hiqej nënshtetësia e britanike e fituar përmes mashtrimit për ata që kishin fituar lejen e qëndrimit me amnisti, ku rregull shfuqizohet.Ndryshimi i ri ligjor parashikon se mund të hiqet shtetësia britanike edhe për ata që e morën nëpërmjet amnistisë gjatë periudhës, 2003–2006, nëse ka pasur mashtrim me identitet.

Personat që marrin njoftimin për nisjen e heqjes së nënshtetësisë nga momenti marrjes së njoftimit kanë 14 ditë kohë për të apeluar.

Një tjerë masë shpresuese parashikon se duke nisur prej 11 Nëntor 2025, ata që kanë hyrë ilegalisht ose kanë thyer vizën do të marrin refuzim automatik dhe ndalim hyrjeje për 1–10 vite, edhe nëse largohen vullnetarisht.

Shqiptarët të cilët kanë hyrë ilegalisht në Angli dhe nuk kanë patur leje qëndrimi nëse vendosin të largohen vullnetarisht duke prerë vetë biletën e avionit, do tu ndalohet hyrja për 12 muaj nëse aplikojnë për vizë.

Në rastet kur shqiptarët dëbohen përmes fluturimeve të përjavshme me avionë drejt Tiranës, të paguar nga Home Office, ndalimi për të hyrë me vizë është dy vjet.

Një tjetër masë shtrënguese është për ata të cilët kapen duke hyrë në Angli me pasaporta të falsifikuara. U ndalohet hyrja për 10 vite.

“Ik vuaj dënimin në Pojskë” Ekstradimi Lirie Delishit. Gjyqtari: Bashkë me fëmijën shko në Shqipëri, shlyej 4 muaj burg

Kjo klimë e ashpër me masa gati gati represive nga Home Office, si pasojë e retorikës politike të opozitës, me qasje kundra emigrantëve, ka nisur të prodhojë edhe efekte të tjera tek vendimet gjyqësore.

Siç edhe raporton Daily Telegraph një gjykatës në gjykatën e ekstradimeve i tha një të reje shqiptare të merrte fëmijën e porsalindur me vetë në Shqipëri e të vuante katër muaj burg në burgun e grave në Pojskë.

Bëhet fjalë për Lirije Delishin e cila është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg.

Në vitin 2019 ajo  udhëtonte nga Rinasi drejt Romës.  Në vijën e dytë të kontrollit iu gjet në çantë edhe një pasaportë rumune e falsifikuar me foton e saj.

Gjykatësi John Zani i dha dritë jeshile kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e 25-vjeçares duke thënë në vendim se “Britania e Madhe nuk mund të shihet si një shtet  parajsë për tu fshehur dhe bllokuar ekstradimin përmes Konventës Europiane të të drejtave të njeriut”.

Në kontrast të thellë me rastin e Lirie Delishit e dënuar me vetëm katër muaj burg, Gjykata e Lartë në Londër nuk lejoi ekstradimin e Ilirian Zeqajt i dënuar në mungesë për dy vrasje.

Prokuria e Fierit u tërhoq nga ekstradimi prej Anglisë në Shqipëri të Gëzim Trokës, i të dënuarit në mungesë me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?