Një djalë 15-vjeç është akuzuar nga autoritetet britanike pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë një mësues brenda një shkolle në Mbretërinë e Bashkuar.
Ngjarja ndodhi gjatë orarit mësimor, duke shkaktuar alarm dhe bllokim të menjëhershëm të shkollës. Mësuesi i plagosur u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet e qëndrueshme.
I mituri u arrestua në vendngjarje dhe është akuzuar për shkaktim të dëmtimit të rëndë trupor si dhe mbajtje të armës së ftohtë në ambient shkollor. Ai pritet të paraqitet para gjykatës në ditët në vijim.
Autoritetet britanike kanë nisur hetime të plota dhe kanë rritur masat e sigurisë në shkolla, ndërsa komuniteti arsimor ka shprehur shqetësim për rritjen e dhunës në ambientet shkollore.
