Raketat e Iranit kanë një rreze që shtrihet më shumë nga sa mund të mendohej.
Zyrtarë izraelite kanë publikuar një hartë qe tregon se raketat e Republikes Islamike mund te arrijne deri në Europë. Me konfliktin në Lindjen e Mesme që nuk jep shenja qetësimi, eshtë shtuar frika e një zgjerimi te tij. Ajo që filloi si nje valë sumesh sulme nga SHBA dhe Izraeli ndaj regjimit te ajatollaheve, tani sipas eksperteve, eshtë shndërruar në një nga
krizat gjeopolitike mé serioze te dekadave te fundit, me pasoja që shkojnë pertej kufijve të rajonit. Dhe e rrezikuar nuk eshte vetem Lindja e Mesme. Në nje deklarate të saj, Ministria e Punëve té Jashtme e Izraelit paralajmeroi se aftesite raketore të Iranit “shtrihen përtej rajonit” dhe pershkroi regjimin në Teheran si nje kërcenim ne rritje per paqen globale. Nje grafik i publikuar nga
Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje tregon një hartë me rreze goditjeje që variojnë nga 300 deri në 2,500 kilometra, duke perfshirë pjesë të konsiderueshme të Europes Juglindore brenda zones se mundshme te kercenimit.
