20-VJEÇARI SULMON ME LEVË
6 PERSONA TË PLAGOS
Një i ri 20-vjeçar me origjinë afgane është akuzuar nga autoritetet britanike pasi dyshohet se ka sulmuar disa persona me një levë metalike brenda një spitali në Angli.
Ngjarja ndodhi në Newton Community Hospital, ku sipas raportimeve, i dyshuari u bë agresiv pasi iu refuzua një takim mjekësor. Ai fillimisht shkaktoi dëme në ambientet e spitalit dhe më pas sulmoi pacientë dhe staf.
Si pasojë e sulmit, 6 persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe një infermiere. Të lënduarit pësuan plagë në kokë dhe duar, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Policia ndërhyri menjëherë dhe e arrestoi autorin në vendngjarje. Ai përballet me disa akuza të rënda, përfshirë plagosje, sulm fizik dhe posedim arme të rrezikshme.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje për sigurinë në institucionet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
