• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Londra vishet kuqezi: Protesta kundër klasës politike shqiptare vazhdon edhe ditën e dielë ora 11:00

    Lajmet Aktuale 6 June 2026

    Katër linja kryesore të metrosë së Londrës të bllokuara pas grevave – TfL paralajmëron vonesa gjatë fundjavës

    Lajmet Aktuale 5 June 2026

    Home Office u dërgon letra largimi fëmijëve deri në moshën 5-vjeçare, megjithëse familjet e tyre jetojnë ligjërisht në Britani

    Lajmet Aktuale 5 June 2026

    Britania planifikon t’i japë fund kontratave me zero orë: më shumë siguri pune dhe orë të garantuara

    Lajmet Aktuale 4 June 2026

    Britani: Zbulim i ri në trajtimin e kancerit të vezoreve zgjat jetën dhe përmirëson cilësinë e saj

    Lajmet Aktuale 4 June 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli
Lajmet Aktuale

Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli

damjan
Last updated: 25 March 2026 21:10
Last updated: 25 March 2026 4 Min Read
Share
SHARE

Në listën me pak emra të huajsh ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë është edhe ai i portugezit i rritur në Londër Ruben Saraiva.

Po kush është 31-vjeçari Saraiva, i cili mori përsipër të ekzekutonte me 6 plumba Ardian Nikulaj në Prill 2023, pas refuzimit të shumës prej 500.000 euro nga killerat vendas të Niklës?

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu me ndihmën e Tiago Carrasco, gazetar i revistës portugeze Expresso, ndërton profilin e vrasësit të Ardian Nikulajt.

erdhi nga Johanesburgu në Afrikë  e Jugut, për të luajtur futboll me U-19 të ekipin protugez ‘Académica Coimbra’.

Në  qytetin Coimbra, kur ishte 20 vjeç Clinton takohet me Milu, me origjinë nga Angola e cila punonte si banakiere në një lokal. Nga lidhja e tyre në vitin 1995 erdhi në jetë Ruben.

Më pas ata zhvendosen në Londër ku blejnë edhe një shtëpi në vitin 2004 në zonën South Reading në vlerën e 150.000 stërlina.

Kjo është një foto ekskluzive siguruar nga Top Channel, ku është fiksuar Ruben Saraiva kur ishte në shkollën fillore në Londër.

Disa vite më pas prindërit e tij divorcohen dhe në moshën 17-vjeçare nis përballja e parë e Ruben si shkelës ligji. Një gjykatë në Londër, në Nëntor 2013 e dënon me 9 muaj shërbim prove pasi pranoj akuzat për qëllim shitje të 32 dozave heroine që iu kapën.

Atë kohë Ruben jetonte me gjyshen dhe kishte nisur punë në magazinën e shpërndarjes të supermarketeve Tesko. Në vitet e mëpasshme Ruben punoi si asistent- trainer në Londër me babain Clintonin duke i mësuar fëmijëve futbollin.

Por përsëri përfshihet në probleme me drejtësinë dhe dënohet disa vite për rrahje e përdorim thike. Pas përfundimit të dënimit ai është dëbuar nga Anglia në Portugali.

Rikthyer përsëri në Londër dhe në rrethana edhe të panjohura rekrutohet si vrasës me pagesë dhe mbërrin në Shqipëri më 14.02.2023  ku në aeroport pritet nga Edmond Haxhia dhe ish e fejuara e tij.

Haxhia është akuzuar nga prokuroria Lezhë si organizator i vrasjes për qëllime gjak-marrje pas një kalvari 30 vjeçar vrasjesh mes fiseve Lekstakaj dhe Niklulaj. Dy javë më parë, pak përpara se prokurori Arben Nika në pretencë të kërkonte burgim përjetë,

Saraiva iu drejtua gjykatës me një fjalë përmbajtja të cilës është siguruar nga Top Channel.

Ruben Saraiva nuk ka folur për provat filmike dhe ato të përftuara nga ADN-ja përmes të cilave u shpall fajtor por për kushtet në burg prej ekstradimit nga Maroku nga Interpol Tirana,  në 31 Dhjetor 2024.

“I nderuar trup gjykues. Ju kërkoj të dëgjoni jo vetëm faktet e çështjes, por edhe zërin e një njeriu që ka jetuar në heshtje të plotë për mbi dy vjet brenda mureve të këtij shteti. Autoritetet e burgut kanë zbatuar ndaj meje një protokoll të veçantë i cili ka nënkuptuar. Izolim të plotë nga çdo i paraburgosur tjetër. Ndalim të ajrimit të përbashkët me persona të tjerë apo aktivitete të përbashkët brenda burgut. 

Ndalim të çdo kontakti me botën e jashtme, duke përfshirë familjen time dhe konsullatën e Portugalisë. Nuk kam mundur të kontribuoj në mbrojtjen time në mënyrën që ligji ma garanton.  Kjo nuk është ankesë e thjeshtë për kushte jetese, është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës sime për gjykim të drejtë”, shprehet Saraiva.

Pasi vendimi i sotëm i Gjykatës Lezhë, të marrë formën e prerë Top Channel mëson se avokati i tij Kujtim Cakrani,  do të nisë procedurën e transferimit të Ruben për vijimin e vuajtjes së dënimit, në një burg në Angli ose Portugali.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?