• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Dy oficerë të Border Force arrestohen në Heathrow, dyshohen për trafik droge

    Lajmet Aktuale 7 September 2026

    Kaos në Dover: Protestuesit kundër emigracionit bllokojnë hyrjen në port

    Lajmet Aktuale 6 September 2026

    Britania në gatishmëri për mot ekstrem: Familjeve u kërkohet të mbajnë rezerva ushqimore dhe ujë

    Lajmet Aktuale 4 September 2026

    Britania ndryshon rregullat e vizave: Mbrojtje e re për punonjësit me Skilled Worker Visa që janë viktima të skllavërisë moderne

    Lajmet Aktuale 4 September 2026

    Uber nis makinat autonome në Londër, pasagjerët mund të udhëtojnë pa shofer

    Lajmet Aktuale 3 September 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Pesë të arrestuar në Angli, jahti me shtatë emigrantë shqiptarë ndalohet në West Sussex
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Pesë të arrestuar në Angli, jahti me shtatë emigrantë shqiptarë ndalohet në West Sussex
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Pesë të arrestuar në Angli, jahti me shtatë emigrantë shqiptarë ndalohet në West Sussex
Lajmet Aktuale

Pesë të arrestuar në Angli, jahti me shtatë emigrantë shqiptarë ndalohet në West Sussex

damjan
Last updated: 28 May 2026 11:57
Last updated: 28 May 2026 2 Min Read
Share
SHARE

Pesë persona janë arrestuar në Angli, mes tyre tre shqiptarë, pasi një jaht që dyshohet se po transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar u ndalua në brigjet jugore të vendit.

Sipas autoriteteve britanike, oficerët e Forcës Kufitare ndërhynë menjëherë pasi jahti mbërriti në marinën e Chichester, në West Sussex, mbrëmjen e së hënës, më 25 maj.

Në bord u gjetën shtatë persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët do t’u nënshtrohen procedurave nga autoritetet britanike të emigracionit.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik 42-vjeçar dhe një shqiptar 25-vjeçar, u arrestuan nën dyshimin për lehtësim të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet identifikuan gjithashtu tre persona të tjerë, një britanik 38 vjeç dhe dy shqiptarë të moshave 24 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kishin shkuar në port për të pritur jahtin. Edhe ata u arrestuan për vepra të lidhura me trafikimin e emigrantëve.

Tre prej të arrestuarve janë liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa dy shtetasit shqiptarë, 25 dhe 32 vjeç, vijojnë të mbahen në paraburgim për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani po vijon hetimet për rastin, ndërsa autoritetet theksojnë se lufta kundër grupeve që organizojnë kalime të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar mbetet prioritet.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?