Pas publikimit të lajmeve për përmbajtjen e emisionit investigativ ‘Report’ që do të transmetohet sonte në Rai3, ku është bërë me dije se ish-krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahemetaj ka folur për lidhjet e kreut të qeverisë me mafien, takimet me bosët e drogës në zyrë, licencat e kazinove për ta dhe skemat e pastrimit të parave përmes biznesit të ndërtimit, Edi Rama ka publikuar një status në Facebook, ku lajmëron transmetimin e intervistës së tij me gazetarin Italian mbrëmjen e sotme. “E dua Giorgio, por më shumë dua të vërtetën”, – shkruan Rama, i cili mesa duket kërkon të thotë se ajo që thotë besoni vetë pjesën ku kam folur unë, dhe jo atë të ish-krahut tim të djathtë.
“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe pastrojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit duke u koordinuar me Edi Ramën”, kjo është një nga paralajmërimet të cilat kreu i qeverisë do të përpiqet ta sfumojë, siç ka bërë edhe në intervistë, ku mësohet se ka thënë mos i besoni Arben Ahmetajt.