Ish-kryeministri Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Carrie Johnson kanë mirëpritur fëmijën e katërt në familje. Ish-lideri i Partisë Konservatore shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij, Poppy Eliza Josephine Johnson, në një postim në Instagram të shpërndarë të shtunën. Zonja Johnson ndau një mori fotografish duke njoftuar lajmin, duke shtuar se fëmija i tyre lindi më 21 maj dhe se ata janë “plotësisht të dashuruar”.