• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    22,000 familje në Brent mund të përfitojnë nga mbështetja e re financiare e këshillit

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Keir Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në luftë pa bazë ligjore dhe plan të qartë

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar në Shqipëri nga Britania e Madhe
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar në Shqipëri nga Britania e Madhe
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar në Shqipëri nga Britania e Madhe
Lajmet Aktuale

Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar në Shqipëri nga Britania e Madhe

damjan
Last updated: 13 November 2025 10:16
Last updated: 13 November 2025 3 Min Read
Share
SHARE

Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.

Lirie Delishi, 25 vjeç, u urdhërua të ekstradohej pasi gjykatësi John Zani vendosi se interesi publik për të shmangur perceptimin e Britanisë si “strehë e sigurt për kriminelët” ishte më i rëndësishëm sesa pretendimet e saj për shkelje të të drejtës për jetë familjare, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e saj për të vuajtur një dënim me katër muaj burg, pasi në vitin 2019 Delishi ishte kapur në aeroportin e Tiranës me një pasaportë të falsifikuar rumune, ndërsa tentonte të udhëtonte drejt Romës.

Gjatë seancës në Gjykatën e Magjistratëve të Westminster, Delishi, atëkohë shtatzënë me fëmijën e tretë, apeloi vendimin, duke argumentuar se ndarja nga fëmijët dhe partneri do të ishte “e tmerrshme”. Ajo tha se bashkëshorti i saj, Edmond, mund të detyrohej të mbyllte njërin prej bizneseve të tij në Britani për t’u kujdesur për fëmijët.

“Do të jetë shumë e vështirë të jem pa ta në muajt e parë të jetës së foshnjës. Mundohem të mos mendoj për ekstradimin për shkak të ndikimit që do të ketë te familja ime. Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtari ka vendosur me “dorë të hekurt”.

Aktualisht, ajo ndodhet ende në Britani në pritje të një apeli ndaj vendimit, por nëse ai refuzohet, Delishi do ta vuajë dënimin në burgun e Pojskës, i cili është i vetmi institucion për gra në Shqipëri, me kapacitet për rreth 110 të dënuara.

Delishi ka përfunduar studimet për inxhinieri kompjuterike në Shqipëri në vitin 2019, përpara se të zhvendosej në Britani për t’u bashkuar me partnerin e saj, me të cilin jeton prej gjashtë vitesh.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?