Bashkëthemeluesja e grupit Palestine Action, Huda Ammori, ka fituar një çështje gjyqësore kundër vendimit të qeverisë britanike për ta ndaluar organizatën duke e shpallur si terroriste.
Grupi ishte ndaluar nga 5 korriku i vitit të kaluar. Sipas vendimit, anëtarësimi ose mbështetja për të konsiderohej vepër penale, e dënueshme deri në 14 vite burg.
Ky ndalim shkaktoi reagime të forta, pasi grupi u vendos në të njëjtën kategori me organizata si ISIS. Si pasojë e ndalimit, u raportua se mbi 2 mijë persona u arrestuan.
Tani, pas vendimit të gjykatës në favor të Ammorit, qeveria britanike përballet me presion dhe reagime të reja lidhur me mënyrën se si e ka trajtuar çështjen.
