• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Sulm me thikë në një kafene në Bolton – arrestohet një 67-vjeçar

    Lajmet Aktuale 23 April 2026

    Pronarët e kafshëve shtëpiake përballen me fatura të larta pas ndryshimit të rregullit të pasaportave të BE-së

    Lajmet Aktuale 23 April 2026

    Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka deklaruar se shqiptarët në Britani po bëhen “koka turku” nga media të djathta dhe disa politikanë, duke sjellë pasoja reale në jetën e tyre të përditshme. 

    Lajmet Aktuale 22 April 2026

    Politikat e reja të emigracionit në UK nxisin debat dhe rrisin masat e sigurisë

    Lajmet Aktuale 21 April 2026

    Në Mbretërinë e Bashkuar, miratohet ndalimi i pirjes së duhanit për personat e lindur pas vitit 2008

    Lajmet Aktuale 21 April 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK
Lajmet Aktuale

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

damjan
Last updated: 2 March 2026 21:49
Last updated: 2 March 2026 4 Min Read
Share
SHARE

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që përdoret nga autoritetet iraniane për Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit(MEK), e vendosur në kampin Ashraf-3 në vendin tonë.


Shërbimi për shtyp i Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi në Telegram se veprimet e mundshme lidhen me një strukturë që Teherani e konsideron të përfshirë në “aktivitete armiqësore”.

Sipas mediave të huaja, duke iu referuar sulmeve të fundit të Iranit ndaj objektivave në Qipro, Teherani nuk po e kufizon më veprimtarinë e tij në një hapësirë të caktuar gjeografike kur bëhet fjalë për kundërshtarët, duke sinjalizuar një zgjerim të kapaciteteve operacionale përtej rajonit.

Çfarë është Organizata Muxhahedine e Iranit?

Një kompleks i fortifikuar në fshatin Manzë, Shqipëri që shërben si shtëpi për rreth 3 mijë anëtarë të Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (e njohur edhe si Mujahedin-e-Khalq – MEK), duke shënuar një kapitull të ri në historinë mbi 60-vjeçare të këtij grupi kontrovers.

Lëvizja opozitare ka selinë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria jonë pranoi strehimin e anëtarëve të saj me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara. Zhvendosja erdhi pas viteve pasigurie në Irak, ku grupi kishte qenë i vendosur më parë.

E themeluar në vitin 1965, MEK u shfaq si një lëvizje islamike me prirje socialiste kundër sundimit të Shahut Mohammad Reza Pahlavi. Gjatë viteve 1970, ajo kreu sulme të armatosura kundër monarkisë dhe shënjestroi gjithashtu interesa amerikane në Iran.

Organizata fillimisht mbështeti Ruhollah Khomeini dhe Revolucionin Islamik të viteve 1978–1979. Megjithatë, marrëdhëniet me udhëheqjen e re klerikale u përkeqësuan shpejt. Grupi u ndalua, shumë anëtarë u arrestuan ose u detyruan të largoheshin nga vendi, ndërsa organizata vazhdoi aktivitetin opozitar nga mërgimi.

Në vitet 1980, MEK u zhvendos në Irak, ku veproi nga baza të ofruara nga qeveria e Saddam Hussein. Nga territori irakian, organizata ndërmori operacione ushtarake kundër Iranit gjatë luftës Iran-Irak, një veprim që mbetet thellësisht i debatueshëm mes shumë iranianëve dhe ka nxitur pakënaqësi të fortë ndaj saj.

Shtetet e Bashkuara e shpallën MEK-un organizatë terroriste në vitin 1997, për shkak të përfshirjes së saj në akte dhune në të kaluarën. Megjithatë, pas një fushate të gjatë ligjore dhe politike, Departamenti Amerikan i Shtetit e hoqi grupin nga lista e organizatave terroriste në vitin 2012, duke argumentuar se kishte hequr dorë nga dhuna dhe kishte bashkëpunuar në mbylljen e kampeve paraushtarake në Irak.

MEK riktheu vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2002, kur bëri publik ekzistencën e një impianti të padeklaruar për pasurimin e uraniumit në Iran, duke nxitur kontroll më të rreptë ndërkombëtar mbi programin bërthamor të Teheranit.

Pas rrëzimit të Sadam Huseinit në vitin 2003, pozicioni i grupit në Irak u bë gjithnjë e më i pasigurt. Nën presionin e autoriteteve irakiane dhe për shkak të shqetësimeve për sigurinë, anëtarët e tij u transferuan gradualisht jashtë vendit, proces që kulmoi me zhvendosjen përfundimtare në vendin tonë.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?