Një burrë rreth të 40-ave ka humbur jetën pas një incidenti të dyshuar me energjinë elektrike në qendrën tregtare Brent Cross, në veri të Londrës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 18 nëntor, gjatë punimeve për vendosjen e dekorimeve festive të Krishtlindjeve.
Sipas raportimeve të mediave britanike, shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 05:11, pasi punëtori dyshohej se kishte pësuar goditje elektrike.
Ai u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por ndërroi jetë të enjten, më 19 nëntor, si pasojë e plagëve të marra.
Pas incidentit, qendra tregtare Brent Cross u mbyll përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.
Drejtuesit e qendrës tregtare kanë sqaruar se incidenti ndodhi gjatë punimeve festive, por nuk ishte i lidhur drejtpërdrejt me pemën e Krishtlindjeve.
Deri më tani, identiteti dhe kombësia e viktimës nuk janë bërë publikë.
