• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Arrestohen dy shqiptarë në Britani, dyshohet se tentuan të grabisnin rezidencën e Princ William

    Lajmet Aktuale 25 November 2026

    Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit

    Lajmet Aktuale 24 November 2026

    TRAGJEDI NË LONDËR: Humb jetën një burrë gjatë vendosjes së dekorimeve të Krishtlindjeve në Brent Cross

    Lajmet Aktuale 22 November 2026

    Qeveria britanike jep £100 ndihmë për energjinë për 20 milionë familje, pagesat nisin në janar 2027

    Lajmet Aktuale 22 November 2026

    Britania drejt miratimit të ligjit të ri për emigracionin dhe azilin: Masa më të ashpra për deportimet

    Lajmet Aktuale 22 November 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit
Lajmet Aktuale

Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit

damjan
Last updated: 24 November 2026 20:37
Last updated: 24 November 2026 3 Min Read
Share
SHARE

Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit
Parashkrimi i dënimit i ka shpëtuar ekstradimit nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë një 60-vjeçar shqiptar, i dënuar me 24 vite burg për vrasje me paramendim, i cili për 27 vite kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar nën një identitet të rremë.

Sabri Sopoti u arrestua në qershor të vitit 2026 në një banesë në veri të Londrës nga oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA).

Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi në vitin 2000 Gjykata e Dibrës e kishte dënuar me 24 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, të siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, procedurat për ekstradimin e Sopotit janë ndërprerë me kërkesë të vetë autoriteteve shqiptare.

Vendimi erdhi pasi Gjykata e Dibrës, në fillim të nëntorit 2026, vendosi parashkrimin e dënimit, duke bërë që autoritetet shqiptare të tërhiqeshin nga kërkesa për ekstradimin e 60-vjeçarit.

Sipas policisë shqiptare, më 12 dhjetor 1999, Sabri Sopoti vrau me armë zjarri Bajram Kuckën në një lokal në Dibër. Pas ngjarjes, ai u arratis drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku kërkoi azil duke përdorur identitetin e rremë Zenel Bytyqi.

Pasi përfitoi azilin, Sopoti arriti të merrte edhe shtetësinë britanike me të njëjtin identitet, duke jetuar për 27 vite pa u zbuluar identiteti i tij i vërtetë.

Megjithëse i shpëtoi ekstradimit drejt Shqipërisë, sipas raportimeve të mediave britanike, 60-vjeçari vijon të qëndrojë në burg në Angli për një tjetër çështje penale.

Më 23 mars 2026, Gjykata Southwark Crown Court e dënoi atë me 37 muaj burg për një çështje që lidhet me shmangien e paligjshme të detyrimeve doganore.

Sipas të njëjtave raportime, data më e hershme e mundshme e lirimit të tij është shkurti i vitit 2027, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me shtetësinë britanike dhe statusin e tij të emigracionit pas përfundimit të dënimit.

Pas më shumë se dy dekadash në kërkim nga drejtësia shqiptare, Sopoti i shpëton kështu ekstradimit për shkak të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?