Katër persona mbetën të plagosur pas një sulmi me mjet prerës në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, një nga vendet më të frekuentuara nga turistët dhe vizitorët. Katër persona mbetën të plagosur pas një sulmi me mjet prerës në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, një nga vendet më të frekuentuara nga turistët dhe vizitorët. Policia Metropolitane bëri të ditur se ka arrestuar një grua 47-vjeçare, e dyshuar për posedim të një arme të ftohtë dhe kryerje të sulmit.
Sipas autoriteteve, në vendngjarje u gjet një palë gërshërë, që dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit. Katër burrat e plagosur, të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç, u dërguan menjëherë në spital. Dy prej tyre u larguan pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa dy të tjerë vijojnë trajtimin, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shefi i Policisë, Jason Stewart, deklaroi se hetimet janë ende në fazat e para, por të dhënat paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një incident të izoluar, i lidhur me probleme të shëndetit mendor dhe jo me terrorizëm.
Një dëshmitar nga një restorant pranë vendit të ngjarjes tha se viktimat dukeshin të zgjedhura rastësisht dhe se policia mbërriti në vendngjarje vetëm pak çaste pas sulmit.
