• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Ring zgjeron rrjetin e kamerave në Britani, ekspertët ngrenë shqetësime për privatësinë

    Lajmet Aktuale 16 September 2026

    Gjendet trupi i një fëmije në pellg, dyshohet se i përket 3-vjeçarit të zhdukur Noah Woods

    Lajmet Aktuale 16 September 2026

    KËRKIME MASIVE PËR 3-VJEÇARIN E ZHDUKUR NË SUFFOLK, QINDRA PERSONA I BASHKOHEN OPERACIONIT

    Lajmet Aktuale 16 September 2026

    Ekspertët: Pesë gjërat që nuk duhet t’ia tregoni kurrë ChatGPT-së

    Lajmet Aktuale 16 September 2026

    Mbyllje të mëdha në Piccadilly Line, ja datat kur do të ndërpritet shërbimi

    Lajmet Aktuale 16 September 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Ekspertët: Pesë gjërat që nuk duhet t’ia tregoni kurrë ChatGPT-së
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Ekspertët: Pesë gjërat që nuk duhet t’ia tregoni kurrë ChatGPT-së
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Ekspertët: Pesë gjërat që nuk duhet t’ia tregoni kurrë ChatGPT-së
Lajmet Aktuale

Ekspertët: Pesë gjërat që nuk duhet t’ia tregoni kurrë ChatGPT-së

damjan
Last updated: 16 September 2026 13:04
Last updated: 16 September 2026 4 Min Read
Share
SHARE

Miliona njerëz përdorin çdo ditë ChatGPT për të shkruar tekste, për të analizuar dokumente apo për të marrë përgjigje të shpejta. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se jo çdo informacion duhet t’i besohet inteligjencës artificiale

ChatGPT është bërë për shumë njerëz si “asistenti” që pyetet për gjithçka. Nga një recetë gatimi, një CV apo një email, deri te këshillat për shëndetin apo problemet në punë. Por pikërisht kjo besim i madh ndaj inteligjencës artificiale po shqetëson ekspertët e privatësisë.

Ata paralajmërojnë se, edhe pse chatbotët mund të jenë shumë të dobishëm, nuk janë vendi ku duhet të ndani çdo informacion personal. Sipas ekspertëve të cituar nga HuffPost, ka disa të dhëna që është më mirë t’i mbani larg çdo bisede me inteligjencën artificiale. 
Të dhënat që mund t’ju identifikojnë

Emri i plotë, adresa e banimit, numri i telefonit, numri personal, pasaporta, patenta apo dokumente të tjera zyrtare nuk duhen ndarë me një chatbot. Ekspertët shpjegojnë se këto të dhëna mund të regjistrohen ose të përpunohen dhe, në rast se bien në duar të gabuara, mund të përdoren për vjedhje identiteti, mashtrime apo sulme të personalizuara. Edhe kur ngarkoni një dokument për ta analizuar, këshillohet që fillimisht të hiqni çdo informacion që ju identifikon.

Detajet më personale të jetës suaj

Për shkak se ChatGPT komunikon në mënyrë natyrale, shumë përdorues harrojnë se nuk po flasin me një person. Kjo i bën ata të ndajnë probleme familjare, histori intime apo situata shumë personale. Ekspertët paralajmërojnë se kjo krijon një ndjenjë të rreme sigurie. Ndryshe nga një psikolog, mjek apo avokat, një chatbot nuk ka detyrime ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ndaj nuk duhet trajtuar si një person të cilit mund t’i besoni gjithçka.

Dokumentet dhe informacionet mjekësore

Shumë njerëz përdorin Inteligjencën Artificiale për të kuptuar analiza laboratorike, raporte mjekësore apo diagnoza. Ekspertët nuk e përjashtojnë këtë përdorim, por këshillojnë që para se të ngarkoni një dokument të fshini emrin, datëlindjen, numrin e kartës së identitetit dhe çdo të dhënë tjetër që mund t’ju identifikojë. Ata kujtojnë gjithashtu se chatbotët e zakonshëm nuk funksionojnë sipas të njëjtave rregulla të privatësisë që zbatohen për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Informacionet konfidenciale të punës

Një tjetër gabim i zakonshëm është ngarkimi i raporteve të brendshme të kompanisë, kontratave, të dhënave të klientëve, kodeve burimore apo dokumenteve që mbrohen nga marrëveshje konfidencialiteti. Sipas ekspertëve, edhe një kërkesë e vetme që përmban materiale të ndjeshme mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore, si për punonjësin ashtu edhe për kompaninë ku ai punon.

Të dhënat financiare

Llogaritë bankare, kartat e kreditit, informacionet për investimet, dokumentet mbi të ardhurat apo deklaratat tatimore janë ndër të dhënat që nuk duhet të ndahen me chatbotët. Nëse këto informacione ekspozohen, ato mund të përdoren për mashtrime financiare ose sulme të personalizuara ndaj përdoruesit dhe familjes së tij.

Ekspertët këshillojnë që përdoruesit të kontrollojnë gjithmonë cilësimet e privatësisë në platformat e Inteligjencës Artificiale dhe, kur kjo është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve. Një zgjidhje e thjeshtë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, në mënyrë që AI të ketë kontekstin e nevojshëm pa marrë informacione personale apo konfidenciale.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?