• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Britania përgatitet për luftë, avionët ushtarakë strehohen natën nga frika e sulmeve me dronë

    Lajmet Aktuale 25 November 2026

    Londra përballet me greva të reja në metro, udhëtarët paralajmërohen për kaos në prag të Krishtlindjeve

    Lajmet Aktuale 25 November 2026

    Arrestohen dy shqiptarë në Britani, dyshohet se tentuan të grabisnin rezidencën e Princ William

    Lajmet Aktuale 25 November 2026

    Jetoi 27 vite në Britani me identitet të rremë, shqiptari i dënuar për vrasje i shpëton ekstradimit pas parashkrimit të dënimit

    Lajmet Aktuale 24 November 2026

    TRAGJEDI NË LONDËR: Humb jetën një burrë gjatë vendosjes së dekorimeve të Krishtlindjeve në Brent Cross

    Lajmet Aktuale 22 November 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Londra përballet me greva të reja në metro, udhëtarët paralajmërohen për kaos në prag të Krishtlindjeve
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Londra përballet me greva të reja në metro, udhëtarët paralajmërohen për kaos në prag të Krishtlindjeve
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Londra përballet me greva të reja në metro, udhëtarët paralajmërohen për kaos në prag të Krishtlindjeve
Lajmet Aktuale

Londra përballet me greva të reja në metro, udhëtarët paralajmërohen për kaos në prag të Krishtlindjeve

damjan
Last updated: 25 November 2026 14:10
Last updated: 25 November 2026 3 Min Read
Share
SHARE

Miliona udhëtarë në Londër pritet të përballen me ndërprerje të transportit publik gjatë javëve të ardhshme, pasi sindikata e punonjësve të transportit RMT ka paralajmëruar një seri grevash në rrjetin e metrosë së kryeqytetit britanik.

Sipas raportimeve të mediave britanike, përfshirë Sky News, The Independent dhe The Guardian, sindikata ka planifikuar tetë greva 24-orëshe, të cilat pritet të zhvillohen nga nëntori i këtij viti deri në shkurt të vitit 2027.

Greva e parë është parashikuar të nisë të enjten, më 26 nëntor, pas dështimit të negociatave ndërmjet përfaqësuesve të sindikatës dhe drejtuesve të London Underground.

Ndërprerja e punës është planifikuar të fillojë në orën 12:00 dhe të zgjasë deri në orën 11:59 të së premtes, më 27 nëntor. Dy greva të tjera janë paralajmëruar për datat 17–18 dhe 19–20 dhjetor, duke prekur kështu edhe fundjavën e fundit përpara Krishtlindjeve, një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për kryeqytetin britanik.

Shërbimi i metrosë pritet të reduktohet që në orën 10:00 të mëngjesit të së enjtes. Linjat Circle dhe Piccadilly nuk pritet të funksionojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa linja Waterloo & City parashikohet të ndërpresë qarkullimin nga mesdita. Pas orës 21:00, shërbimi në të gjithë rrjetin e metrosë pritet të ndalet. qendër të mosmarrëveshjes ndërmjet sindikatës dhe autoriteteve të transportit qëndron propozimi për vendosjen e javës së punës me katër ditë për drejtuesit e trenave. Sindikata RMT argumenton se ndryshimet mund të sjellin zgjatje të turneve dhe përkeqësim të kushteve të punës, ndërsa Transport for London këmbëngul se skema është vullnetare.

Grevat kanë ngritur shqetësime edhe në komunitetin e biznesit, veçanërisht në sektorët e tregtisë, hotelerisë dhe gastronomisë, për shkak të ndikimit të mundshëm ekonomik gjatë sezonit festiv.

Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje, ndërprerje të tjera janë planifikuar për datat 4–5 dhe 6–7 janar, si dhe 17–18, 23–24 dhe 25–26 shkurt 2027.

Autoritetet e transportit u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të planifikojnë udhëtimet paraprakisht, të përdorin alternativa transporti dhe të kontrollojnë njoftimet përpara se të nisen.

:

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?