• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çfarë duhet të dimë për virusin e ri Hantavirusin, ndryshimet me Covid-19

    Lajmet Aktuale 10 May 2026

    KEIR STARMER REFUZON TË LARGOHET PAVARËSISHT REZULTATEVE TË DOBËTA

    Lajmet Aktuale 9 May 2026

    Zgjedhjet lokale në Angli: Reform UK shënon fitore të mëdha, Labour dhe Konservatorët pësojnë humbje

    Lajmet Aktuale 8 May 2026

    Nigel Farage Feston Fitoren: Reform UK Trondit Labour në Zgjedhjet Lokale

    Lajmet Aktuale 8 May 2026

    Qendrat e votimit hapen në Angli, Skoci dhe Uells për raundin më të madh të zgjedhjeve që nga viti 2024

    Lajmet Aktuale 7 May 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Ekskluzive/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet origjina e pareve në financimin e krimit. Sigurohet dosja e policisë angleze .
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Ekskluzive/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet origjina e pareve në financimin e krimit. Sigurohet dosja e policisë angleze .
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Ekskluzive/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet origjina e pareve në financimin e krimit. Sigurohet dosja e policisë angleze .
Lajmet Aktuale

Ekskluzive/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet origjina e pareve në financimin e krimit. Sigurohet dosja e policisë angleze .

damjan
Last updated: 7 July 2024 19:19
Last updated: 7 July 2024 4 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Lezhës e akuzon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia,  nën dyshimin, si organizator të vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me skuadrën e vëzhgimit përbërë nga katër britanik, që të gjithë të arrestuar në Britaninë e Madhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

E njëjta prokurori në akt-akuzë thekson se Edmond Haxhia është kushëri i brezit të parë me Elton dhe Klodian Lekstakaj,  në konflikt hasmërie me familjen e viktimës Ardian Nikulaj.

Hetimet vijojnë  për të mbërritur tek provat e financuesit të vrasjes. Por disa dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, siguruar  nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, tregojnë se financuesit e vrasjes në Shëngjin 15 muaj më parë, janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Për disa vite me radhë, ky grup kriminal, përfitoi  miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptease, në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit.

Përmasat e përfitimin monetar,  nga ky grup kriminal, tregohen në këtë dokument të policisë angleze, që tashmë disponohet edhe nga autoritet, e drejtësisë shqiptare.

“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milion sterlina,  janë kredituar brenda kësaj kompanie. Informacionet e kontrolluara na  tregojnë se personi  ka lidhje me Krimin e Organizuar Shqiptarë”.

Edmond Haxhia punonte si menaxher, në klubin e natës ku ofrohej edhe striptease dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptarë, me pasaportë britanike.

Në dosjen e policisë  Westmidland Police me 144 faqe,  tregohet me detaje, se në këtë lokal nate klientëve, u spërkateshin pijet me drogë, e më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.

Në raportin e  policisë të Birminghamit thuhet: I vendosur në rrolin e  supervizorit të  këtij lokali,  në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit  është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017,  ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci,  një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se  nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij.

Për të njëjtin lokal nate, ku Edmond Haxhia punonte si menaxher,  policia e Birminghamit mbërrin në këtë përfundim.

 “Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin  se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.

Këto të dhëna të siguruara e publikuar , tregojnë se parat e fituara nga aktivitete kriminale  në Angli, u vunë në përdorim për të organizuar e finalizuar vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 Prill 2023.

Është caktuar data e dhënies së vendimit nëse Anglia do ta pranojë kërkesën e shtetit shqiptarë, për të ekstraduar  një shqiptarë dhe katër britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?