• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çmimet e energjisë mund të rriten përsëri për shkak të tensioneve globale, gjë që mund të rrisë faturat e energjisë për familjet britanike.  

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Çmimet e shtëpive në Britani arriten një rritje të konsiderushme në shkurt 2026

    Lajmet Aktuale 7 March 2026

    Arrestohen 4 persona në Londër për dyshime spiunazhi për Iranin

    Lajmet Aktuale 6 March 2026

    Britania shtrëngon politikat e azilit: ndihma ndalet për emigrantët që thyejnë rregullat

    Lajmet Aktuale 5 March 2026

    Britania ofron deri në £40,000 për familjet e azilkërkuesve që largohen vullnetarisht

    Lajmet Aktuale 5 March 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Pasaporta false ukrainase, rruga e re e trafikantëve për të çuar emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Pasaporta false ukrainase, rruga e re e trafikantëve për të çuar emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Pasaporta false ukrainase, rruga e re e trafikantëve për të çuar emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe
Lajmet Aktuale

Pasaporta false ukrainase, rruga e re e trafikantëve për të çuar emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe

damjan
Last updated: 6 December 2024 22:06
Last updated: 6 December 2024 3 Min Read
Share
SHARE

Paraqiten si refugjatë ukrainas për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfituar nga boshllëqet në sistemet e kontrollit kufitar dhe vala e solidaritetit për luftën e vazhdueshme. Kjo është strategjia e re që po përdorin trafikantët e qenieve njerëzore për ta bërë sa më të lehtë hyrjen në Britaninë e Madhe për migrantët. Përveç rrugës tashmë të njohur përmes Kanalit Anglez, është identifikuar një rrugë ‘më e sigurt’ e cila përfshin Irlandën si derën e daljes nga Evropa. 

Zona e Përbashkët e Udhëtimit (CTA) u lejon qytetarëve britanikë dhe irlandezë të udhëtojnë lirshëm midis Republikës së Irlandës, Irlandës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Ishujve të Kanalit. Pikërisht kjo po shfrytëzohet nga trafikantët e qenieve njerëzore si një “korridor i sigurtë” për migrantët e parregullt me ​​ndihmën e dokumenteve false, përfshirë pasaportat e falsifikuara ukrainase.Zbulimi i kësaj metode të re erdhi pas një operacioni në aeroportin e Belfast-it, në të cilin një shtetas iranian u arrestua teksa tentoi të hipte në një fluturim për në Britani duke përdorur një pasaportë të rreme ukrainase. Agjentët e emigracionit vunë re menjëherë mospërputhje në dokumentet e paraqitura, në veçanti pullat e shumta të udhëtimit të falsifikuara me zgjuarsi për të demonstruar se burri kishte kaluar disa kufij. Pas disa minutash marrje në pyetje, burri rrëfeu se ishte iranian dhe jo ukrainas.

Hetimet kanë zbuluar se bandat kriminale ofrojnë paketa të plota udhëtimi me çmime që variojnë nga 5 mijë deri në 8 mijë euro. Këto përfshijnë fluturimin nga një qytet evropian, dokumente false, transport për në Belfast dhe një biletë për në destinacionin përfundimtar në Britaninë e Madhe. Për trafikantët, kostoja reale është rreth një mijë euro, gjë që e bën këtë aktivitet jashtëzakonisht fitimprurës.

Në fillim të këtij viti, lëvizja e emigrantëve ishte kryesisht në drejtim të kundërt, pra nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandë për shkak të të ashtuquajturit “Efekti i Ruandës”, ku qeveria e Londrës kërcënoi me dërgimin e azilkërkuesve në shtetin afrikan. Prandaj, shumë emigrantë kishin filluar të shkonin në Irlandë për të shmangur dëbimin dhe kërkesat për azil në vend ishin rritur në mënyrë dramatike, duke shkuar nga më pak se 5,000 në 2019 në mbi 17,500 në 2023.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?