• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Çfarë duhet të dimë për virusin e ri Hantavirusin, ndryshimet me Covid-19

    Lajmet Aktuale 10 May 2026

    KEIR STARMER REFUZON TË LARGOHET PAVARËSISHT REZULTATEVE TË DOBËTA

    Lajmet Aktuale 9 May 2026

    Zgjedhjet lokale në Angli: Reform UK shënon fitore të mëdha, Labour dhe Konservatorët pësojnë humbje

    Lajmet Aktuale 8 May 2026

    Nigel Farage Feston Fitoren: Reform UK Trondit Labour në Zgjedhjet Lokale

    Lajmet Aktuale 8 May 2026

    Qendrat e votimit hapen në Angli, Skoci dhe Uells për raundin më të madh të zgjedhjeve që nga viti 2024

    Lajmet Aktuale 7 May 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: DM: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: DM: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > DM: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli
Lajmet Aktuale

DM: Sofistikohen shqiptarët, mënyra e re që kanë shpikur për t’u futur ilegalisht në Angli

damjan
Last updated: 6 June 2025 17:34
Last updated: 6 June 2025 4 Min Read
Share
SHARE

Një metodë e re dhe alarmante e trafikut të emigrantëve është zbuluar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, ku trafikantët e njerëzve po shfrytëzojnë boshllëqet në sistemin e sigurisë së trageteve për të kaluar emigrantë ilegalisht nga Franca në territor britanik.

Burime nga autoritetet britanike bëjnë me dije se emigrantët po futen në bagazhet e makinave që hipin në traget, dhe më pas, gjatë udhëtimit, kalojnë fshehurazi në kamionë të parkuar në kuvertë.

Kjo taktikë, e shpikur dhe e përdorur gjerësisht nga grupe kriminale shqiptare, konsiderohet “efikase dhe me rrezik të ulët” nga vetë trafikantët, shkruan Daily Mail. Një ish-pjesëtar i ushtrisë britanike, i njohur me pseudonimin “Nick”, që ka punuar për një bandë shqiptare, zbuloi në një podcast të BBC-së se ai paguhej 3.500 paund për çdo emigrant që arrinte ta fuste në Britani me këtë metodë.

Plani është i thjeshtë: emigranti futet në bagazh të makinës në Francë, kalon kufirin përmes kontrollit kufitar në Calais dhe në traget, del nga makina dhe futet në një kamion duke prerë mushamanë e ngarkesës. Më pas, një bashkëpunëtor në Britani ndjek kamionin pas zbritjes nga trageti dhe e merr emigrantin në destinacion.

Shoferi i kamionit nuk ka dijeni për këtë ndërhyrje dhe megjithatë, nëse emigranti zbulohet, ai rrezikon një gjobë deri në 10 mijë paund.

Ish-shefi i Forcave Kufitare britanike, Tony Smith, tha se kjo është “një formë e re e kontrabandës kërkon vëmendje të menjëhershme”, duke shtuar se kapacitetet aktuale të kontrollit në Calais dhe Dover nuk janë të mjaftueshme për të ndalur çdo rast.

“Nuk ka asgjë që Forcat Kufitare mund të bëjnë nëse emigranti futet në kamion gjatë kalimit me traget, sepse automjeti është tashmë i verifikuar dhe i lejuar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Smith për BBC Radio 4. Ai shtoi se përgjegjësia për sigurinë në tragete është e kompanive detare, dhe kontrolli i plotë i çdo automjeti do të sillte kaos për sektorin e turizmit dhe tregtinë.

Edhe pse qeveria britanike është fokusuar kryesisht te ndalimi i kalimeve me varka – që këtë vit kanë shënuar shifra rekord – raportet zyrtare paralajmërojnë se kjo vëmendje mund të ketë lënë hapësira për lulëzimin e metodave të tjera të trafikut.

Një raport i fundit nga Inspektorati i Policisë paralajmëronte se autoritetet po humbin mundësi për të ndaluar kalimet e emigrantëve me kamionë, duke e quajtur këtë një “zonë të rrezikshme të shpërfillur” nga politikat aktuale.

Në vitin 2023/24, janë regjistruar 1,276 raste të shoferëve të ndëshkuar për kontrabandë të pavullnetshme të emigrantëve, me një vlerë totale gjobash që kap afro 10 milionë paund. Ndërkohë, mbi 5,000 persona janë kapur duke hyrë fshehurazi në MB përmes mjeteve transportuese në Calais, Coquelles dhe Dunkirk.

Prej kohësh qeveria britanike është nën presion për të frenuar fluksin e emigrantëve, ndërsa premtimi i liderit laburist Sir Keir Starmer për të “shkatërruar bandat e trafikimit” është përballur me skepticizëm nga kritikët, të cilët theksojnë mungesën e një strategjie.

Vetëm të shtunën u regjistruan 1.,195 kalime me gomone – shifra e pestë më e lartë ndonjëherë – çka tregon se rrjeti i kontrabandës është jo vetëm funksional, por edhe në zhvillim e sipër.

Ndërsa qeveria mban sytë te deti, trafikantët shqiptarë po kalojnë pa u ndjerë nga kuvertat e trageteve.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?