• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Skandal në Britani: Home Office humb gjurmët e mijëra migrantëve pa të drejtë qëndrimi

    Lajmet Aktuale 12 June 2026

    Natë paniku në Londër: zjarr i fuqishëm detyron evakuimin e dhjetëra banorëve

    Lajmet Aktuale 12 June 2026

    Britania përgatitet për valë të fortë të nxehti – temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C

    Lajmet Aktuale 11 June 2026

    EMIGRANTËT NË QENDËR TË DEBATIT – SINDIKATAT PËRPLASEN ME FARAGE PËR TË DREJTAT E PUNËTORËVE NË BRITANI

    Lajmet Aktuale 11 June 2026

    E mitura 14-vjeçare në manchester plagos me thikë tre persona në shkollë, arrestohet nga policia

    Lajmet Aktuale 9 June 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Burgim i përjetshëm për “Skillën” e Hellbanianz, vrau me thikë 27-vjeçarin Lumturi Zeqja në Londër
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Burgim i përjetshëm për “Skillën” e Hellbanianz, vrau me thikë 27-vjeçarin Lumturi Zeqja në Londër
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Burgim i përjetshëm për “Skillën” e Hellbanianz, vrau me thikë 27-vjeçarin Lumturi Zeqja në Londër
Lajmet Aktuale

Burgim i përjetshëm për “Skillën” e Hellbanianz, vrau me thikë 27-vjeçarin Lumturi Zeqja në Londër

damjan
Last updated: 29 June 2025 09:49
Last updated: 29 June 2025 2 Min Read
Share
SHARE

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur me pseudonimin “Skilla” dhe anëtar i grupit të njohur shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Londër. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja, ngjarje që ndodhi më 16 tetor 2022 në zonën e Leytonstone.

Në këtë përplasje të dhunshme ishte i përfshirë edhe vëllai i tij, Emirlion Shuti, 30 vjeç, i njohur si “Mili HB”, gjithashtu pjesë e së njëjtës bandë. Ai u dënua me 20 muaj burg, por dënimi u konvertua në shërbim prove për shkak të rolit më të ulët në konflikt.

Ngjarja ndodhi jashtë një kafeneje, ku viktima po qëndronte me mikun e tij. Pas një përplasjeje fizike që nisi Emirlion Shuti, situata degjeneroi në dhunë me armë të ftohta. Sabajet Shuti nxori një thikë dhe goditi për vdekje Lumturi Zeqjën, duke plagosur edhe shokun e tij. Më pas, të dy vëllezërit u larguan nga vendi i ngjarjes.

Pas krimit, “Skilla” tentoi të zhdukte gjurmët dhe të largohej nga vendi, duke ndryshuar pamjen dhe duke kaluar ilegalisht në Francë. Megjithatë, autoritetet britanike lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar dhe, pas një viti në arrati, ai u arrestua në Suedi dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata vendosi dënim maksimal për Sabajet Shutin, ndërsa vëllai i tij do të vuajë dënimin në liri me kusht. Rasti u ndihmua nga pamje sigurie dhe hetime të imëta që çuan në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?