• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Mbi 1,250 persona arrestohen për punë të paligjshme, kontrolle në restorante dhe biznese

    Lajmet Aktuale 7 August 2026

    Reform UK propozon ligj të ri: Burg për drejtuesit dhe gjoba deri në 10% të të ardhurave për kompanitë që punësojnë emigrantë ilegalë

    Lajmet Aktuale 7 August 2026

    Xhamia 13-katëshe e komunitetit shqiptar në Londër ndez debat: Daily Mail ngre pyetjen “Kush e financon?”

    Lajmet Aktuale 7 August 2026

    Sulm me thikë në “zemër” të Londrës, 4 të plagosur

    Lajmet Aktuale 6 August 2026

    Linja Piccadilly e metrosë së Londrës mbyllet për 11 ditë, priten probleme për udhëtarët drejt Heathrow

    Lajmet Aktuale 31 July 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Në karrocë drejt Windsorit, Macron “ringjall” miqësinë franko-britanike
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Në karrocë drejt Windsorit, Macron “ringjall” miqësinë franko-britanike
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Në karrocë drejt Windsorit, Macron “ringjall” miqësinë franko-britanike
Lajmet Aktuale

Në karrocë drejt Windsorit, Macron “ringjall” miqësinë franko-britanike

damjan
Last updated: 7 July 2025 14:31
Last updated: 7 July 2025 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë këtë javë me një karrocë kuajsh drejt Kështjellës së Windsorit, në një vizitë shtetërore që simbolizon rikthimin e marrëdhënieve të ngushta mes Parisit dhe Londrës, duke vënë kështu një vijë të re mbi përplasjet e ashpra të viteve të Brexit-it.

Pallati Elysee theksoi se “interesat e përbashkëta” janë në qendër të marrëdhënies franko-britanike, duke e përshkruar si një aleancë “të domosdoshme” në skenën ndërkombëtare. Edhe pala britanike e cilësoi këtë rilidhje si “jetike”, sidomos në një kohë kur rendi global po përballet me sfida të mëdha, nga Ukraina në Lindjen e Mesme. Kjo është vizita e parë shtetërore e një lideri evropian në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, një detaj që në Paris e shohin si sinjal të marrëdhënieve të veçanta që po rilindin. 

Franca dhe Britania vazhduan bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes edhe pas Brexit, por pritet që këto marrëdhënie të thellohen më tej në samitin franko-britanik që zhvillohet këtë javë në Downing Street, ku të dy vendet udhëheqin të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” për Ukrainën. Vizita e Macron-it vjen gjithashtu në një moment kur kryeministri britanik Keir Starmer po përpiqet të mbyllë kapitullin “e acarimit” me Francën që karakterizoi epokën e Boris Johnson-it dhe Liz Truss-it, të cilët shpesh ushqyen retorikë anti-franceze. Ndërkaq, marrëdhëniet nisën të përmirësohen me ardhjen e Rishi Sunak dhe u forcuan nga vizita shtetërore e Mbretit Charles në Francë vitin e kaluar.

Sot, Macron dhe Starmer takohen shpesh dhe kanë krijuar një bashkëpunim të fortë, veçanërisht për çështjen e Ukrainës. Ekspertët e politikës ndërkombëtare theksojnë se në një kohë kur rendi global po lëkundet, është jetike që dy vende me peshë në OKB, fuqi bërthamore dhe ndikim të madh diplomatik të qëndrojnë të bashkuara.

Por, mbetet një plagë ende e hapur: numri në rritje i emigrantëve që përpiqen të kalojnë Kanalin me gomone, me pasoja tragjike. Vetëm këtë vit, gati 20 mijë persona kanë mbërritur në brigjet britanike nga Franca, ndërsa 17 kanë humbur jetën. Qeveritë pritet të diskutojnë masa të reja për këtë krizë në samitin e kësaj jave.

Sipas analistëve, edhe pse Macron dhe Starmer përballen me presione të brendshme nga e djathta ekstreme, përmirësimi i marrëdhënieve është një sinjal për stabilitet dhe vullnet për bashkëpunim në kohë turbulencash globale.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?