Një sulm kibernetik ka goditur disa aeroporte kryesore evropiane, duke shkaktuar kaos dhe vonesa në fluturime. Sistemi elektronik i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve është me i prekuri.
Aeroporti i Heathrow në Londër, ka paralajmëruar për vonesa të mundshme pas problemeve teknike. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Bruksel dhe Berlin.
Në një njoftim zyrtar, Aeroporti i Brukselit konfirmoi se sulmi kibernetik ka detyruar stafin të bëjë regjistrimin e pasagjerëve dhe bagazheve manualisht. Edhe Aeroporti i Berlinit raportoi për një problem teknik të njëjtë, gjë që shkaktoi pritje të gjata për pasagjerët.
Sipas të dhënave të Eurocontrol, organizata evropiane e sigurisë ajrore, linjat u kërkuan të anulonin gjysmën e fluturimeve nga Aeroporti i Brukselit. Njësoj veproi edhe aeroporti i Heathrow dhe Berlinit.
Ndërkohë, autoritetet e aeroporteve këshilluan pasagjerët që të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre me linjën ajrore përkatëse përpara se të nisen drejt aeroportit.
