• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Sulm me thikë në një kafene në Bolton – arrestohet një 67-vjeçar

    Lajmet Aktuale 23 April 2026

    Pronarët e kafshëve shtëpiake përballen me fatura të larta pas ndryshimit të rregullit të pasaportave të BE-së

    Lajmet Aktuale 23 April 2026

    Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka deklaruar se shqiptarët në Britani po bëhen “koka turku” nga media të djathta dhe disa politikanë, duke sjellë pasoja reale në jetën e tyre të përditshme. 

    Lajmet Aktuale 22 April 2026

    Politikat e reja të emigracionit në UK nxisin debat dhe rrisin masat e sigurisë

    Lajmet Aktuale 21 April 2026

    Në Mbretërinë e Bashkuar, miratohet ndalimi i pirjes së duhanit për personat e lindur pas vitit 2008

    Lajmet Aktuale 21 April 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Kontroll i ‘hekurt’. Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë për të punuar dhe jetuar në UK
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Kontroll i ‘hekurt’. Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë për të punuar dhe jetuar në UK
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Kontroll i ‘hekurt’. Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë për të punuar dhe jetuar në UK
Lajmet Aktuale

Kontroll i ‘hekurt’. Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë për të punuar dhe jetuar në UK

damjan
Last updated: 25 September 2025 20:56
Last updated: 25 September 2025 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të njoftojë së shpejti një plan të ri për vendosjen e një dokument identifikimi dixhital për të gjithë të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të forcuar kontrollin e emigracionit të paligjshëm dhe tregut të punës në ekonominë e zezë.

E ashtuquajtura “Kartë Britanike” do të funksionojë si dëshmi zyrtare e së drejtës për të jetuar dhe punuar në vend dhe do të jetë e lidhur me një bazë të dhënash qendrore, ku autoritetet do të mund të verifikojnë statusin e individëve. Dokumenti dixhital do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që kërkojnë të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve nga qeveria.

Aktualisht, punëtorët duhet të paraqesin dokumente fizike identifikimi, por zyrtarët janë të shqetësuar për mundësinë e falsifikimeve dhe dobësitë që paraqet ky sistem.Sipas planit të ri, agjencitë e zbatimit të ligjit do të kenë akses në informacionin mbi kontrollet e kryera, çka do të mundësojë identifikimin dhe ndjekjen më efikase të personave që punojnë ilegalisht.

Për të hyrë në fuqi, skema do t’i nënshtrohet fillimisht një konsultimi publik dhe miratimit të legjislacionit përkatës në Parlament. Sipas raportimeve, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood mbështet plotësisht iniciativën, ndërsa më herët Starmer ka qenë skeptik, për shkak të ndikimit të mundshëm në liritë civile – një shqetësim i zakonshëm në debatet për dokumente identiteti në Mbretërinë e Bashkuar.Mbështetje për këtë qasje kanë shprehur edhe figura të tjera nga Partia Laburiste. Deputetja Harriet Harman deklaroi në korrik për Sky News se vendosja e kartave të identitetit do ta bëjë “më të vështirë për njerëzit të punojnë ilegalisht”.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu ka theksuar se mungesa e një sistemi identifikimi në Britani ka funksionuar si nxitje për migracionin ilegal, duke e bërë vendin një destinacion tërheqës për kalimet e Kanalit nga migrantët që shpresojnë të punësohen në ekonominë informale.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?