Detajet tronditëse të vrasjes brutale të 32-vjeçares, Rebecca Campbell në shtëpinë e saj jashtë Liverpulit nga i dashuri i saj 34-vjeçar, Michael Ormandy, i janë treguar gjykatës që dëgjoi dëshmitë për krimin.
Campbell u rrëzua jashtë shtëpisë së saj me fjalët e saj të fundit torturuese drejtuar ndihmësve të parë prillin e kaluar duke qenë “a do të vdes?”Sipas prokurorit, Ormandy e goditi partneren e tij 32-vjeçare 18 herë me thikë disa orë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua tjetër.Gjykata dëgjoi se vetëm disa orë para vrasjes brutale, Ormandy i dërgoi një mesazh një gruaje që e kishte takuar në një pub dhe e ftoi në një hotel, ku kishin pirë kokteje dhe kishin kryer maredhenie .Ne po flinim së bashku . Ai tha se do të shkonte të shihte fëmijët e tij te nëna e tij. Unë u largova, shkova në shtëpi dhe pastaj shkova në punë”, i tha gruaja gjykatës. Ajo shtoi se 34-vjeçari i dërgoi një mesazh se duhej të shkonte “të zgjidhte diçka” pa thënë asgjë më shumë rreth kësaj.
