• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Burnham pezullon skemën për lirimin e parakohshëm të të burgosurve në Angli dhe Uells

    Lajmet Aktuale 24 July 2026

    Vetëm tre ditë si kryeministër, Andy Burnham vijon reformat: ul me 20% taksat për baret dhe klubet

    Lajmet Aktuale 23 July 2026

    Vajzë adoleshente sulmohet seksualisht në Victoria Park, policia nis hetimet

    Lajmet Aktuale 22 July 2026

    Qeveria britanike ul në 2 paund çmimin maksimal të biletës së autobusit jashtë Londrës

    Lajmet Aktuale 22 July 2026

    Kryeministri britanik Andy Burnham prezanton kabinetin e ri qeveritar

    Lajmet Aktuale 21 July 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Kryeministri Edi Rama pritet nga Madhëria e Tij, Mbreti Charles III, në Londër
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Kryeministri Edi Rama pritet nga Madhëria e Tij, Mbreti Charles III, në Londër
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Kryeministri Edi Rama pritet nga Madhëria e Tij, Mbreti Charles III, në Londër
Lajmet Aktuale

Kryeministri Edi Rama pritet nga Madhëria e Tij, Mbreti Charles III, në Londër

damjan
Last updated: 22 October 2025 15:23
Last updated: 22 October 2025 2 Min Read
Share
SHARE

– Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga Madhëria e Tij, Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, në Pallatin e Shën Jakobit (St James’s Palace) në Londër.

Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë pritje morën pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Të pranishëm ishin gjithashtu Kryeministri britanik Keir Starmer dhe përfaqësues të lartë të diplomacisë britanike e europiane.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Mbreti Charles III nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i rajonit janë kyç për paqen dhe sigurinë e kontinentit.

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe theksoi vlerën që mbart mbështetja britanike për proceset integruese dhe zhvillimore të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria dhe rajoni ynë kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve demokratike dhe bashkëpunimit rajonal. Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një partnere e besueshme në këtë rrugëtim,” – deklaroi Kryeministri Rama.

Takimi në Pallatin e Shën Jakobit parapriu punimet e samitit të Berlinit, ku do të diskutohen çështje kyçe si bashkëpunimi ekonomik, siguria, migracioni dhe rruga drejt integrimit europian.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?