Një rast i pazakontë dhe tronditës është bërë temë lajmesh në Britani të Madhe, ku një shqiptar që punonte si oficer i emigracionit është zbuluar se vetë ka qenë emigrant ilegal në vend.
Sipas mediave britanike, 36-vjeçari Besmir Matera shërbente në një skuadër speciale që merrej me emigrantët që arrijnë nëpërmjet kanaleve detare (small boats), por autoritetet zbuluan se ai vetë kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme kur ishte i mitur.
Prokuroria raporton se ai kërkohet gjithashtu për përfshirje në një komplot për vjedhje të migratëve – së bashku me disa kolegë të tij – duke përdorur pozicionin e tij për të përfituar para nga migrantsit.
Matera dyshohet se hyri në Mbretërinë e Bashkuar rreth viteve 2003–2004, duke përdorur një identitet të rremë në aplikimin për azil dhe duke mbajtur dokumente të falsifikuara deri në vitin 2022. Të gjithë të pandehurit në këtë çështje janë pezulluar nga detyra dhe do të paraqiten para gjykatës më 26 shkurt për një seancë paraprake.
Ky rast bie ndesh me angazhimin e qeverisë britanike për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe për të forcuar kontrollet e punës dhe kufive, një strategji që përfshin edhe rritjen e kontrolleve ndaj punëdhënësve dhe deportimet e personave pa dokumente të rregullta.
