• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Alarm për shkollat britanike:Gati gjysma e të rinjve i besojnë AI-së më shumë se njerëzve për faktet

    Lajmet Aktuale 22 September 2026

    Burnham lë të hapur mundësinë e rikthimit të Britanisë në Bashkimin Europian

    Lajmet Aktuale 22 September 2026

    Britania shqyrton mbrojtje më të madhe për nënat që largohen nga partnerët abuzues

    Lajmet Aktuale 22 September 2026

    Gabim ligjor në Britani: Mijëra emigrantë mund të jenë prekur nga vendime të gabuara

    Lajmet Aktuale 21 September 2026

    Prindërit në Britani të Madhe mund të humbin përfitimet sociale ose të përballen me burg për krimet e fëmijëve

    Lajmet Aktuale 19 September 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Ministrja e Brendshme Britanike: Kriminelë shqiptarë po shfrytëzojnë ligjin për skllavëri moderne për të shmangur dëbimin
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Ministrja e Brendshme Britanike: Kriminelë shqiptarë po shfrytëzojnë ligjin për skllavëri moderne për të shmangur dëbimin
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Ministrja e Brendshme Britanike: Kriminelë shqiptarë po shfrytëzojnë ligjin për skllavëri moderne për të shmangur dëbimin
Lajmet Aktuale

Ministrja e Brendshme Britanike: Kriminelë shqiptarë po shfrytëzojnë ligjin për skllavëri moderne për të shmangur dëbimin

damjan
Last updated: 23 March 2026 21:27
Last updated: 23 March 2026 3 Min Read
Share
SHARE

Disa shqiptarë të përfshirë në trafik droge kanë pretenduar se janë viktima të “skllavërisë moderne” për të shmangur deportimin nga Britania e Madhe.

Ata kanë paraqitur apelime në gjykatat e imigracionit duke pretenduar se janë “të skllavëruar” nga banda që i detyronin të kryenin krime, me qëllim që të pengonin kthimin e tyre në Shqipëri.

Në dy rastet e fundit, të dy trafikantët e drogës u lejuan të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi tribunale të larta të imigracionit vendosën se gjykatat më të ulëta kishin bërë “gabime ligjore”, duke kërkuar që apelimet e tyre të rihyhen në shqyrtim.

Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka njoftuar planet për të deportuar mijëra të huaj të dënuar dhe kërkues azili të refuzuar para se ata të përdorin ligjet e të drejtave të njeriut për të bllokuar largimin e tyre.

Zyrtarët kanë identifikuar 25 vende “të sigurta”, përfshirë Shqipërinë, ku do të deportohen menjëherë ata që kanë humbur kërkesat e azilit dhe të huajt e përfshirë në krim, para se të bëjnë apel.

Gjithashtu, janë planifikuar ndryshime ligjore mbi skllavërinë moderne, duke kërkuar që migrantët të bëjnë pretendimin menjëherë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, jo më vonë.

Sipas statistikave, shqiptarët janë kombi i katërt më i zakonshëm që pretendon të jetë viktimë e skllavërisë moderne, me rreth 2,000 referime gjatë vitit të kaluar, pas britanikëve (5,110), eritreasve (3,083) dhe vietnamezëve (1,998).

Dokumentet gjyqësore tregojnë një rast ku një shqiptar 30-vjeçar, i kontrabanduar në Britani në 2018 nga Franca me ndihmën e një bande droge, fitoi pezullimin e deportimit duke pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne. Ai tha se kishte punuar për bandën në Francë dhe Belgjikë dhe se frikësohej për jetën e tij nëse do të kthehej në Shqipëri për shkak të borxheve ndaj personave që e kishin sjellë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithëse Home Office e pranoi mundësinë që ai të kishte qenë viktimë e skllavërisë moderne, kërkesa për azil u refuzua. Gjykata e apelimit vendosi që një tribunal i mëparshëm nuk kishte shqyrtuar si duhet pretendimet e trafikut të tij dhe urdhëroi rihapjen e çështjes.

Në një rast tjetër, një shqiptar që hyri në Mbretëri si 17-vjeçar në 2014, tentoi të kërkonte azil dhe më pas u dënua për posedim dhe shpërndarje kokainë, si dhe përdorim të dokumenteve false. Ai pretendoi përsëri se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se do të përballej me rrezik në Shqipëri, duke kërkuar që deportimi të mos ndodhte. Apeli i tij u referua për shqyrtim të ri për shkak të gabimeve në vendimet e mëparshme të gjykatave.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?