gjeneratë të re kamerash shpejtësie “stealth”, të cilat nuk përdorin më flash të dukshëm dhe as shenja të bardha në rrugë. Projekti po testohet nga Transport for London në bashkëpunim me Metropolitan Police Service.
Këto kamera të reja përdorin teknologji radarike 4D dhe kamera 4K me rezolucion të lartë. Ndryshe nga kamerat tradicionale “Gatso”, ato:
- nuk kanë nevojë për flash ose dritë të bardhë,
- nuk kërkojnë sensorë të vendosur në asfalt,
- mund të monitorojnë deri në pesë korsi trafiku në të dy drejtimet,
- kapin imazhe më të qarta edhe natën.
Sipas TfL, arsyeja kryesore është siguria rrugore. Autoritetet thanë se shpejtësia ka qenë faktor në rreth gjysmën e aksidenteve fatale në Londër gjatë vitit 2024.
Kamerat do të testohen fillimisht në disa zona të Londrës, përfshirë:
- Croydon
- Haringey
- Tower Hamlets
- Havering
- Hackney
- Brent
- Ealing
- Sutton
- Hammersmith & Fulham.
Një element që ka shkaktuar debat është fakti se shoferët mund të mos e kuptojnë fare momentin kur fotografohen, sepse nuk do të ketë flash paralajmërues. Kjo do të thotë se gjoba mund të vijë më vonë me postë pa asnjë sinjal të menjëhershëm.
Teknologjia e re mund të identifikojë edhe targat e falsifikuara ose të ashtuquajturat “ghost plates”, që përdoren nga disa shoferë për të shmangur kamerat klasike.
Zyrtarët e Londrës thonë se ky është pjesë e planit “Vision Zero”, që synon eliminimin e vdekjeve në rrugët e kryeqytetit britanik në vitet e ardhshme.
