• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    Shtatë bashki të Londrës sfidojnë Home Office: Refuzojnë bashkëpunimin në operacionet kundër emigrantëve të paligjshëm

    Lajmet Aktuale 12 October 2026

    Farage kërkon mbylljen e azilit në Britani , Lideri i “Reformës” premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve

    Lajmet Aktuale 12 October 2026

    Britania kërkon kthesë historike në marrëdhëniet me BE-në, Burnham synon marrëveshje të reja pas Brexit-it

    Lajmet Aktuale 12 October 2026

    Gafa me inteligjencën artificiale në Britani, familjes siriane i ofrohen 3 mijë paund për t’u kthyer në Shqipëri, reagon Ambasada Shqiptare në Londër

    Lajmet Aktuale 12 October 2026

    Britani/ Sulm i rëndë me thikë brenda banesës, 15-vjeçari dhe babai i tij në gjendje kritike

    Lajmet Aktuale 12 October 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: Farage kërkon mbylljen e azilit në Britani , Lideri i “Reformës” premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: Farage kërkon mbylljen e azilit në Britani , Lideri i “Reformës” premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > Farage kërkon mbylljen e azilit në Britani , Lideri i “Reformës” premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
Lajmet Aktuale

Farage kërkon mbylljen e azilit në Britani , Lideri i “Reformës” premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve

damjan
Last updated: 12 October 2026 21:40
Last updated: 12 October 2026 3 Min Read
Share
SHARE

Lideri i partisë opozitare “Reforma”, i njohur ndryshe si “Babai i Brexit-it”, Nigel Farage, thotë se, nëse ai vjen në pushtet, do të mbyllë gjithë sistemin e azilkërkimit në Britani dhe do të deportojë 90 mijë aplikuesit e azilit!

Sipas planeve të Farage, do të deklarohet një “emergjencë e sigurisë kombëtare”, ku të gjitha gjykatat dhe tribunalet e azilit do të pezullohen, njëkohësisht me rrugët legjitime të ardhjes së refugjatëve drejt Britanisë apo edhe skemat e rivendosjes së përhershme me status legal nga shtetas të BE-së.

Kjo politikë radikale nënkupton se dhjetëra mijëra aplikantë do të deportohen në vendet e tyre të origjinës ose vende të treta menjëherë dhe çdo refugjati të cilit i është dhënë statusi i azilantit gjatë pesë viteve të fundit do t’i rishqyrtohet statusi nga Home Office

Kjo skemë e partisë “Reforma”, e titulluar “Rivendosja e Drejtësisë”, do të thotë ndalim i çdo refugjati që të mund të vendoset përgjithmonë në Britani, si dhe dhënien e mbrojtjes humanitare për ta.

Problemi me deportimet e 90 mijë azilkërkuesve, apo sado që të jetë numri i tyre kurdo dhe nëse Reforma vjen në pushtet, pa përfshirë ata që e kanë marrë statusin dhe janë me qindra mijëra, është se vendet e tyre nuk i pranojnë mbrapsht, me përjashtim të shumë pak vendeve, mes tyre edhe Shqipërisë, pas marrëveshjes Rama–Rishi Sunak të vitit 2022.

Në këto plane ende nuk janë dhënë shifra se sa do të jenë shpenzimet e operacioneve të tilla të riatdhesimit me avionë dhe distanca të largëta, dhe po aq e rëndësishme dhe e panjohur mbetet se si do të frenohen ardhjet e reja me gomone nga Franca përmes La Manshit!

Nigel Farage, partia e të cilit është e dyta pas laburistëve dhe përpara konservatorëve në sondazhe, ka deklaruar se partia e tij po përgatitet ethshëm për zgjedhje të reja të parakohshme në maj të vitit 2027, plane që ende nuk janë nënkuptuar apo deklaruar nga kryeministri Andy Burnham, i cili ka prerogativën ekskluzive të shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja.

Britanikët nuk është se i dëgjojnë për herë të parë plane të ngjashme, jo kaq radikale, por për partinë “Reforma” në radhë të parë do të jetë detyrë ardhja në pushtet, pas një sistemi zgjedhor jo të favorshëm për ta, e më pas implementimi i planeve të tilla ambicioze, edhe pse kritikët thonë se janë të pazbatueshme.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?