• Kryefaqja
  • Lajmet Aktuale

    Lajmet Aktuale

    Këtu përfshihen postime të freskëta dhe të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë lajme të fundit në lidhje me politikën, ligjin, ekonominë, dhe ngjarje të tjera aktuale.

    Zbulo më shumë >

    AKSIDENT MASIV NË BRITANINË E MADHE: MBI 30 MAKINA PËRPLASEN NGA MJEGULLA E DENDUR, 11 PERSONA TË LËNDUAR

    Lajmet Aktuale 9 November 2026

    Britania e Madhe në pritje të dëborës këtë muaj, ajri i ftohtë nga Arktiku pritet të mbërrijë javën e ardhshme

    Lajmet Aktuale 7 November 2026

    Britania e Madhe planifikon kontrolle me njohje të fytyrës për emigrantët ilegalë dhe personat me viza të skaduara

    Lajmet Aktuale 7 November 2026

    Britania shpall ndryshime të mëdha në emigracion: Nga 3 deri në 30 vjet pritje për qëndrim të përhershëm – Ja rregullat e reja dhe kush preket

    Lajmet Aktuale 2 November 2026

    Britania drejt rregullave të reja për emigrantët, Shabana Mahmood pritet të zbulojë sot ndryshimet për lejen e qëndrimit të përhershëm

    Lajmet Aktuale 2 November 2026
  • Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Informacion dhe Këshilla Ligjore

    Postime informative për ligjin në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë këshilla ligjore të specializuara për komunitetin shqiptar. Përshkruani procedurat për të marrë dokumentacion, leje qëndrimi, dhe çështje të tjera të ligjshme.

    Zbulo më shumë >

  • Ofertat dhe Sherbimet

    Ofertat dhe Sherbimet

    Njoftime dhe oferta të veçanta, sherbime të disponueshme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ofertat e punës, kurse të specializuara, dhe ndihmë për të gjetur banesa dhe biznese në Britani.

    Zbulo më shumë >

    Website dhe Graphic Design.

    Ofertat dhe Sherbimet 1 June 2024
  • More
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
  • Blog
Reading: AKSIDENT MASIV NË BRITANINË E MADHE: MBI 30 MAKINA PËRPLASEN NGA MJEGULLA E DENDUR, 11 PERSONA TË LËNDUAR
Share
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Reading: AKSIDENT MASIV NË BRITANINË E MADHE: MBI 30 MAKINA PËRPLASEN NGA MJEGULLA E DENDUR, 11 PERSONA TË LËNDUAR
Share
Search
Sherbime ShqiptareSherbime Shqiptare
Font ResizerAa
  • Ofertat dhe Sherbimet
  • Lajmet Aktuale
  • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
Search
  • Home
  • Categories
    • Ofertat dhe Sherbimet
    • Kultura dhe Ngjarje Kulturore
    • Lajmet Aktuale
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Forums
    • Complaint
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Sherbime Shqiptare > Blog > Lajmet Aktuale > AKSIDENT MASIV NË BRITANINË E MADHE: MBI 30 MAKINA PËRPLASEN NGA MJEGULLA E DENDUR, 11 PERSONA TË LËNDUAR
Lajmet Aktuale

AKSIDENT MASIV NË BRITANINË E MADHE: MBI 30 MAKINA PËRPLASEN NGA MJEGULLA E DENDUR, 11 PERSONA TË LËNDUAR

damjan
Last updated: 9 November 2026 08:24
Last updated: 9 November 2026 2 Min Read
Share
SHARE

Një aksident i rëndë zinxhir ka ndodhur në autostradën M20, pranë Maidstone, në juglindje të Anglisë, ku mbi 30 automjete janë përfshirë në një përplasje masive si pasojë e mjegullës së dendur dhe dukshmërisë jashtëzakonisht të ulët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, më 7 nëntor, rreth orës 18:41, në segmentin e autostradës ndërmjet daljeve 8 dhe 9, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe mobilizimin e menjëhershëm të policisë, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencës.

Sipas raportimeve të mediave britanike, 11 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas aksidentit, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime serioze.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se lëndimet e dy personave në gjendje më të rëndë nuk konsiderohen kërcënuese për jetën. Fatmirësisht, nga kjo përplasje masive nuk janë raportuar viktima.

Mjegulla e dendur, e cila kishte përfshirë disa zona të Anglisë, dyshohet të ketë qenë një faktor kryesor në aksident, pasi dukshmëria e kufizuar ka vështirësuar reagimin në kohë të drejtuesve të automjeteve. Megjithatë, rrethanat e sakta të përplasjes mbeten çështje e hetimeve të autoriteteve.

Pas aksidentit, segmenti i prekur i autostradës M20 u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës punuan për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të larguar automjetet e dëmtuara. Qarkullimi u rikthye në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 8 nëntor.

Ndërkohë, autoritetet meteorologjike britanike kanë paralajmëruar për vazhdimin e kushteve të vështira atmosferike, me mjegull të dendur në disa rajone, ku dukshmëria mund të zbresë deri në 50 metra.

Drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë gjatë udhëtimit.

Share This Article
Facebook Twitter Email Copy Link Print

© Smartly.al. All Rights Reserved.

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?